Dhjami i akumuluar në zonën e belit dhe përreth organeve të brendshme është më i rrezikshmi nga të gjithë.

Trupi i njerëzve që shëndoshen kryesisht në zonën e barkut ka formën e mollës.
Edhe nëse njerëzit kanë një indeks të shëndetshëm të masës trupore, dhjamosja e zonës së belit rrit nivelin e sheqerit në gjak, tensionin e lartë dhe kolesterolin.

Një gjë e tillë kontribuon në dhjamosjen e mëlçisë dhe shfaqjen e inflamacionit.
Të gjitha këto probleme mund të nxisin sëmundjet e zemrës, mëlçisë apo diabetin.

Studimet mbi këtë çështje kanë zbuluar se rreziku i sëmundjeve të parakohshme rritet në dy raste.
Nëse perimetri i belit tek meshkujt është mbi 110 centimetra, atëherë rreziku i sëmundjeve të parakohshme në harkun kohor të 9 viteve, rritet me 52%.

Femrat me një perimetër të belit mbi 95 centimetra kanë 80% më shumë gjasa të vujanë sëmundje të parakohshme në 9 vitet e ardhshme të jetës.

Si mund ta eliminoni dhjamin në zonën e belit?

Një regjim i shëndetshëm ushqimor është gurthemeli i rënies në peshë.
Ju duhet të tregoheni të kujdesshëm me racionet dhe të jeni të vëmendshëm ndaj sasisë. Konsumoni më shumë perime, drithëra të plota, fruta dhe arrorë.

Peshku dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë janë të rëndësishme.
Minimizoni pijet e gazuara, yndyrnat si gjalpi, si edhe alkoolin.
Aktiviteti fizik është gjithashtu i rëndësishëm për të ngushtuar perimetrin e belit.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re