Kur vendosim te gatuajme bishtaja te thata, përveç kohës së gjatë të gatimit, duhet të konsiderohet edhe koha e njomjes e cila duhet bërë një ditë përpara gatimit të tyre.

Fillimisht të gjitha duhen pastruar ne fillim me ujë të rrjedhshem për të eleminuar papastertitë e mundshme.

Për njomjen duhet përdorur një sasi e bollshme uji të ftohtë, duke marrë parasysh se duke u rihidratuar dyfishojnë volumin e tyre. Nqs temperatura e ambientit është e lartë uji duhet të ndërrohet disa herë në mënyrë të tillë që të parandalohet fermentimi.

Përdorimi i sodës, tradicionale për shume familje, nuk është e këshillueshme madje nuk këshillohet, përveç rasteve kur uji është i fortë, sepse favorizon shkeputjen e lëkurës.

Koha e njomjes varet nga tipi i bishtajës dhe nga freskia e saj: varion nga 24 orë për bathët e plota me lekurë, të 12 orë për bathët e zhveshura nga lekura, deri në 1 orë për fasulet dhe thjerrëzat.

Gatimin më të gjatë e kërkojnë bathët (5-6 orë), pastaj vijnë qiqrat (3-4 orë), fasulet (2-3 orë), thjerrëzat (1-2 orë). Gatimi më i mirë bëhet në enë me presion, e cila mban një temperaturë konstante gjatë gjithë gatimit.

Në alternative një enë çeliku inoks me fund të trashë mund të jetë shumë mirë. Për tu shmangur janë enët e aluminit. Gjatë trazimit duhet përdorur një lugë druri. Nese bishtajat do të bëhen pure, këto proçedura mund të shmangen.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re