INGREDIENTËT

200 gr kus kus
1 karrotë
2 patëllxhan
2 kungulleshka
3 speca

1 qepë e kuqe
3-4 domate
Spec djegës
Vaj ulliri
Kripë
Shafran

UDHËZIMET
1
Lajini mirë të gjitha perimet dhe pritini në kubikë të vegjël.

2
Hidhini të gjitha , vec domates në një tigan me vaj ulliri dhe skuqini në zjarr të ulët.

3
Vendosim kapakun dhe i lemë deri sa të zbuten dhe shtojmë domatet, kripën dhe spec djegës.

4
I lemë në zjarr për 5-10 minuta.

5
Ndërkohë përgatitim kus kusin.

6
Vendosim në zjarr të lartë një tigan që nuk ngjit duke shtuar ujin, pak kripë dhe 1 lugë vaj ulliri.

7
Ne momentin qe uji zjen hiqeni tiganin nga zajrri dhe hidhni brenda kus kusin.

8
Lereni brenda për rreth 5 minuta, deri sat ë ketë thithur komplet ujin dhe të jetë zbutur.

9
Vendoseni sërish tiganin në zjarr, shtoni një lugë vaj ulliri dhe përzijeni kus kusin gjithë kohës deri sa kokrrat të ndahen nga njëra tjetra.

10
Pasi të jetë bërë e sherbejmë kus kusin me perime duke hedhur kus kus në mes të pjatës dhe siper disa lugë nga salca me perime.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re