Disa “kokrra” të vogla që rriten në lëkurë shpesh u referohen si lytha. Edhe pse janë të padëmshme, shumë prej nesh duam t’i heqim për arsye kozmetike, sidomos në qafë.

Lajmi i mirë është që mund t’i hiqni në shtëpi pa qenë e nevojshme të shkoni te një doktor. E vetmja gjë që ju duhet është një përbërës i vetëm… uthulla e mollës. Metoda është shumë e njohur, sepse i heq në mënyrë të sigurtë pa shkaktuar dhimbje.

Acidi në uthullën e mollës shkatërron indet që formojnë lythat, megjithëse lëkura rrethuese nuk dëmtohet gjatë këtij trajtimi.

Hapat për të përdorur uthullën e mollës për heqjen e lythave:
1. Pastroni lëkurën përreth me ujë të vakët dhe sapun të butë.
2. Thajeni me butësi.
3. Gërvishteni pak me një kruajtëse dhëmbësh. Mos e lini të rrjedhë gjak.

4. Zhysni një copë të vogël pambuku në uthullën e mollës dhe shtrydheni për të hequr qafe uthullën e tepërt.
5.Vendosni pambukun e lagur me uthull në lyth dhe vendosini sipër një fasho.
6. Lëreni gjatë natës.

7. Hiqeni fashon dhe pambukun në mëngjes dhe pastrojeni kujdes me ujë.
8. Përsëriteni për 3-4 ditë, derisa lythat të thahen e të bien.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re