Trupi ynë me të vërtetë fillon të djegë dhjamin e depozituar në trup atehere kur fillon të na zërë uria. Ky eshte momenti përcaktues.

Kur filloni nje dietë për të rënë në peshë është shumë mirë të ndihesh pak i uritur, pasi për të përcjellë veprimtaritë e ndryshme fiziologjike, trupi ynë përdor sheqernat ose karbohidratet.

Uria tregon se organizmi ka arritur në magazinat trupore të dhjamit për të gjetur ushqim për metabolizmin e tij.

Dietat që rezultojnë në humbje të peshës trupore, djegin yndyra ose ndryshe quhen dieta ketogjenike. Ekzistojnë mjaft ushqime apo suplemente ushqimore që ndihmojnë në proçesin e djegies të yndyrnave.

Trupi ynë me të vërtetë ka filluar të djegë dhjamin e depozituar në trup çasti kur fillon të na zërë uria eshte momenti përcaktues. Kur filloni nje dietë për të rënë në peshë është shumë mirë të ndihesh pak i uritur, pasi për të përcjellë veprimtaritë e ndryshme fiziologjike, trupi ynë përdor sheqernat ose karbohidratet. Uria tregon se organizmi ka arritur në magazinat trupore të dhjamit për të gjetur ushqim për metabolizmin e tij.

Dietat që rezultojnë në humbje të peshës trupore, djegin yndyra ose ndryshe quhen dieta ketogjenike. Ekzistojnë mjaft ushqime apo suplemente ushqimore që ndihmojnë në proçesin e djegies të yndyrnave.

Në  çastin kur në organizëm kryhet procesi i djegies të dhjamërave, shfaqet prodhimi i ketoneve. Nëse sasia e yndyres që digjet është e madhe, atëherë sasia e ketoneve bëhet e matshme në urinën tonë në sajë të letrave të lakmuesit.

Në sajë të kësaj matjeje  ne arrijmë të kuptojmë nëse organizmi ynë është në proçesin e djegieve të yndyrnave si dhe të dallojmë se cili nga ushqimet që po konsumojmë ndihmon në djegien e yndyrnave dhe cili ushqim nuk ka ndonjë efekt në djegien e yndyrnave.

Proçesi i uljes së peshës trupore duhet të jetë një  proçes gradual , i kujdesshëm dhe i shëndetshëm. Sasia e madhe e ketoneve tregon se trupi po djeg yndyrna me një shpejtësi ,por kjo gjë mund të sjellë një irritim të mukozës të fshikëzës të urinës.

Të humbasësh peshë në një kohë të shkurtër është një rrugë e sigurtë dështimi, pasi trupi e kompenson këtë me ngadalësimin e përqindjes së metabolizmit duke krijuar gjendjen e lodhjes dhe atë toksike si rrjedhojë e sasisë të madhe të ketoneve qarkulluese nëpër organizëm.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re