Mos prisni të arrini në zyrë për të ngrënë kosin e mëngjesit.

Të ulur para kompjuterit me ushqim dhe kafe, ju bën me shumë mundësi të shfletoni bloget dhe mediat sociale në vend që të merreni me detyra të rëndësishme, thotë Laura Stack, drejtor i produktivitetit dhe autor i “Bërjes së gjërave të drejta: Si e shpenzojnë kohën ekzekutivët efektivë”.

“Ju nuk mund të punoni kur keni një lugë në njërën dorë dhe po kërkoni diçka tjetër”, thotë ajo.

Shumë njerëz shkruajnë një listë me gjërat që do të bëjnë në mënyrë që të ndihen më mirë.

Kjo ndihmon vetëbesimin por jo produktivitetin. Ju duhet të organizoni listën tuaj me objektiva afatgjata me një renditje nga më e rëndësishmja tek më pak, kjo për të treguar kush është më e rëndësishme  dhe objektivat ditore në fund të listës.

Detyrat ditore duhet të jenë specifike, të matshme, të arritshme, realiste.

Në vend që të kontrolloni emailin tuaj dhe mediat sociale, kuptoni se çfarë ju bezdis më shumë.

Duhet të mbyllni telefonin tuaj dhe njoftimet e emailit dhe jo vetëm ta lini telefonin pa dridhje. Nuk duhet të lëmë njerëzit dhe ndërprejet që mund të na vijnë nga telefoni në orën e parë të punës.

Kafeja mund të jetë një mjet i shkëlqyer për t’ju dhënë energji në përmbushjen e detyrave të rëndësishme, por ju duhet ta ruani atë në orët e mëvonëshme të punës, pasi atëherë do t’ju nevojitet më shumë.

Chris Bailey, autori i “Projekti Produktiv” thotë :” Mendoni për detyrat më të rëndësishme në listën tuaj dhe mendoni se kur ju duhet energjia që ju jep kafeja”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re