1-Për një kafe më të mirë
Për t’i shtuar shijen kafesë mjafton t’i shtoni një maje luge kripë dhe kanellë.
2-Për një sallatë sa më të lëngshme
Nëse ju pëlqen sallata, dhe dëshironi që të ngjyeni kafshatën në lëng shtojini sallatës kripën dhe lëreni të pushojë 5 minuta. Në prani të kripës domtatet e lëshojnë lëngun më shpejt.
3-Si të parandalojmë djegien e syve nga qepët?
Nëse doni të evitoni lotët gjatë grirjes së qepëve futini ato ne ngrirje 15 minuta para se t’i grini.
4-Si të qeroni hudhrat më shpejt
Nëse nuk doni të humbisni kohë duke qëruar hudhrat një e nga një futini ato në mikrovalë për 15 minuta.
5-Si të zbusni mishin e pulës para se ta gatuani
Para se ta gatuani lyeni mishin e pulës me vezë dhe niseshte misri dhe lëreni të pushojë për pak minuta.
6- Vezë të qeruara me lehtësi
Nëse dëshironi të qeroni vezën e zier më lehtë shtoni ca pika limon në ujin që valon.
7-Shpëtoni frigoriferin tuaj nga aromat e pakëndshme
Nëse doni të shmangni aromat e pakëndshme të frigoriferit tuaj vendosni një sasi të vogël kafeje turke ose vanilje në një enë.
7-Përdorni bananen në vend të vezës
Nëse gjatë gatimit të brumrave vini re se ju kanë mbaruar vezët mos u shqetësoni. Atë mund ta zëvendësoni mjaft mirë me banane. Një kokërr vezë është ë barabartë me një gjysëm bananeje.
8-Shmangni aromat e pakëndshme të peshkut
Nëse doni të shpëtoni nga aromat e pakëndshmë të peshkut mjafton të lani enët që keni përdorur me uthull./F/.
The post Si të jeni sa më praktik në kuzhinë appeared first on .


