Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” është ndalur në Fier, në një qendër spitalore, pas denoncimeve, se mjekja hematologe, Merita Alimadhi, i drejtonte pacientët në klinikën e saj private, për t’u shërbyer me para në dorë.

Një qytetar shkoi në qendrën shëndetësore, duke dyshuar, se kishte probleme me veshkat. Mjekja Alimadhi fillimisht e ktheu mbrapsht, për t’u pajisur me maskë dhe kur qytetari e telefonoi sërish, ajo e drejtoi në klinikën private.

Doktoresha: Mos u afro njëherë! Ruaj distancën!

Qytetarja: Dua të bëj një eko!

Doktoresha: Eko për çfarë?

Qytetarja: Kam pasur gjithë natën dhimbje mesi, kam pasur shqetësim nga veshkat.

Doktoresha: Ke rekomandim?

Qytetarja: Jo nuk kam. Kam ardhur te njerëzit e mi.

Doktoresha: Unë i bëj vetë ekot… (Nuk kuptohet)

Qytetarja: Ngaqë rri në fshat unë edhe…

Doktoresha: Do dalësh jashtë të blesh maskën! Merr maskën dhe hajde!

Qytetarja: Ok! Në rregull!
Doktoresha: Dhe hajde aty!
Qytetarja: Në kat të parë?
Doktoresha: Në kat të parë!

Qytetarja: Ok! Unë kam pasur dhimbje gjatë gjithë natës dhe kam urinim të shpeshtë.
Doktoresha: Po djegie urine ke?

Qytetarja: Jo, djegie urinimi jo. Unë kam ardhur te njerëzit e mi këtu, se rri në fshat.
Doktoresha: Merr maskën e hajde aty!

Qytetarja: Ok! Mirë! Në rregull! Faleminderit!

Qytetarja: Më fal doktoreshë Merita më tha, që jam në kat të parë, po nuk po e gjej gjëkundi.

Infermierja: Shiko aty!

Qytetarja: Ngaqë më tha po të pres poshtë tek kati i parë, po s’po e gjej.

Doktoresha: Po këtu s’vjen më ajo.

Qytetarja: 21 xx xxx.

Qytetarja: Alo doktoreshë Merita! Këtu jam unë te hyrja përballë. Jam ajo vajza, që i thatë ik merr maskën, përsa i përket eko-s, përballë me Poliklinikën.

Qytetari pagoi 2 mijë lekë të reja për ekon. Ndërsa disa të moshuar tregojnë, se kanë paguar 10 mijë lekë të reja për analiza gjaku dhe eko, edhe pse analizat i kishin bërë kohët e fundit.

Qytetarja: Për veshkat jeni dhe juve?

Qytetari: Po!
Qytetarja: Këtu i bëre të gjitha?
Qytetari: Po!
Qytetarja: A kushtojnë shumë?
Qytetari: 100! (mijë lekë)
Qytetarja: Sa?

Qytetari: Njëqind mijë leka. 80-të analiza e gjakut dhe urina, 20 ekua, 100!

Qytetari: Bëra, para një muaji, bëra atje lart. (Poliklinikë)

Qytetarja 1: Nuk i pranuan. S’ka mbush një muaj, që ka bërë analizat, po mbarova ilaçet dhe shumë shtrenjtë. Po të gjejmë derman, bëhet hadër.

Qytetarja: U pa puna, u pa puna. Unë shkova te poliklinika. Nuk shkuat atje? Erdhët direkt këtu? A ishit dje te Poliklinika? Pse erdhët këtu?

Qytetari: Ah, si ishte atje dje…
Qytetarja: Te poliklinika këtu?
Qytetarja 1: Eh më…
Qytetari: I kishin ndarë bashkë me numrat radhë.
Qytetarja 1: Vdiqëm!

Qytetari: 2 orë!

Qytetarja: Po si erdhët këtu? Si e gjetët këtë?
Qytetarja 1: Ishte vetë kjo atje më, ku vajtëm ne lart. (Te poliklinika) E tha, e di ç’keni ju- tha? Kam unë klinikën. Ça të bënim ne?!
Qytetarja: E kuptoj!

Qytetarja 1: Po të gjejmë derman, të paktën! Para e madhe shumë.
Qytetari: Sikur janë me gërshërë ato të shkretat.
Qytetarja: Po atje, s’ti bën ekot kjo?

Qytetarja 1: Po pse s’e bëri atje ajo, po na solli tek e saja këtu? Aty merr shumë lekë, atje venë bosh.

Qytetari: Ti do bësh ekon?
Qytetarja: Ekon, ekon!
Qytetari: E mo, 20 bën!
Qytetarja 1: Vetëm ekon?
Qytetarja: Ekon, po ta shikoj pastaj. Duhet të bëj analizat të gjitha nga e para!
Qytetari: Eh, kjo i bëri.

Qytetarja 1: S’kisha mbushur muajin, që i kisha bërë edhe i hodhi poshtë ato, se vajta te një tjetër unë. Ja kshu!

Qytetarja 1: Dje kishte më shumë njerëz këtu.
Qytetarja: Po ju keni dhe kartat e shëndetit, prandaj!

Qytetarja 1: Kush ka kartë shëndeti? Kam unë kartë shëndeti.
Qytetari: Po edhe të ketë…

Qytetarja 1: Kush po pyet, ja më s’kam pas lekë. Unë s’jam sëmurë asnjëherë, hera e parë.

Qytetarja: Se si rregull, ato duhet t’i bëjnë të gjitha, prandaj.
Qytetari: Lë, mora dhe rekomandimin.
Qytetarja: Ça more?
Qytetarja 1: Rekomandim nga doktori i familjes.
Qytetarja: Po!
Qytetarja 1: Përfunduam këtu, sa mbajtëm radhë kot.
Në fund e infiltruara e emisionit “Stop” bën ekon në klinikën private të doktoreshës.

Qytetarja: Doktoreshë!

Doktoresha: Vëre maskën! Lër çantën aty dhe shtrihu!

Qytetarja: Se kështu kam edhe dhimbje. Thashë mos ishte shumë, se nuk isha e përgatitur për të gjitha këto edhe…

Doktoresha: Shiko! 20 mijë lekë bën ekoja dhe analizën do ta bësh tani këtu!
Qytetarja: Te juve këtu?

Doktoresha: Po!

Qytetarja: Ok! Na, se duhet të flas edhe me tim shoq!

Doktoresha: Si e ke emrin edhe njëherë?

Qytetarja: Axxxxx Axxxxx Hxxxx.

Doktoresha: Kalo nga vajza, nga ana tjetër! Bashkë flasim!

Qytetarja: Ok! Kjo është për analizat?

Doktoresha: Për analizat, po!

Qytetarja: Ok!

Doktoresha: Shikoji vetë mundësitë e tua! Si je me mundësitë edhe… Mirë!

Qytetarja: Mirë doktoresha! Shumë faleminderit! Mirupafshim!/Tv Klan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re