Si të jetoni më gjatë: Shprehitë që i shtojnë vite të tëra jetëgjatësisë tuaj

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Çdo vit që e shpenzoni duke mësuar, gjëra jashtë shkolle, dhe duke mbajtur formën trupore, ju ia shtoni një vit ekstra jetëgjatësisë tuaj, kanë treguar shkencëtarët.
Studimi i tyre ka zbuluar mënyrat thelbësore se si të jetojmë më gjatë, ndërsa zgjedhjet e stilit të jetesës mund të shpijnë në vdekje të parakohshme, transmeton Telegrafi.
Pirja e duhanit ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes së parakohshme, ndërsa edhe obeziteti ka qenë një faktor tjetër i madh prapa një jetëgjatësie të shkurtër, ku pritshmëria e jetëgjatësisë është shkurtuar për dy muaj për çdo kilogram ekstra që e keni.

“Ne kemi zbuluar se konsumimi i një pakoje me cigare në ditë e zvogëlon jetëgjatësinë për shtatë vite, përderisa humbja e një kilogrami peshë e rritë jetëgjatësinë për dy muaj”, ka treguar Dr. Peter Joshi, hulumtues i cili është marrë me këtë studim.
Vlen të ceket se shkencëtarët gjithashtu kanë zbuluar se ata të cilët e kanë lënë duhanin priren të jetojnë më gjatë sesa ata të cilët nuk kanë pirë kurrë duhan.
Sa i përket ushqimit, profesori Jim Wilson ka bërë të ditur se uthulla e mollës është një nga ushqimet që mund të ndihmojë në shtimin e jetëgjatësisë, e gjithashtu edhe perimet, arrat dhe peshku.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë