Dhimbja e gjurit i referohet dhimbjes në dhe rrotull kyçit të gjurit. Dhimbja e gjurit mund të shkaktohet nga probleme të vetë gjurit ose mund të lidhet me gjendje që ndikojnë në indet e buta – ligamentet, tendinat, buristet – që rrethojnë gjurin.

Ashpërsia e dhimbjes së gjurit varion. Disa njerëz mund të ndiejnë vetëm një dhimbje të lehtë, ndërsa të tjerë një dhimbje që ndërhyn në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në shumicën e rasteve, masat e marra në shtëpi ju ndihmojnë për të lehtësuar dhimbjen e gjurit.

dhimbje gjuriShkaqet e dhimbjes së gjurit

Shkaqet që çojnë në dhimbjen e gjurit janë të shumta: fibromialgjia, një këmbë e thyer, gju shumë i tërhequr, dalje e kyçit, bursiti, kistet e meniskut, tendinitet, artritet, dhimbje të mesit që pasohen në gju etj.

Si të kujdesemi për dhimbjen e gjurit

Dhimbja e gjurit që shfaqet avash apo si pasojë e një aktiviteti më stresues se zakonisht, mund të menaxhohet edhe në shtëpi. Dhimbja e gjurit që vjen si pasojë e një goditjeje të vogël mund të vëzhgohet fillimisht një ose dy ditë nëse masat e marra në shtëpi ndihmojnë ose jo.

Dhimbjet afatgjatë të gjurit nga artriti shpesh mund të lehtësohen përmes rënies në peshë dhe ushtrimeve që forcojnë muskujt rreth kyçeve.

Ja disa alternativa të tjera të kujdesit personal:

Pushoni: Shmangni aktivitetet shumë sforcuese dhe të dhimbshme, por vazhdoni të lëvizni. Përpiquni të alternoni aktivitete që ju shkaktojnë siklet, kështu që notoni në vend që të vraponi, ngisni biçikletën në vend se të bëni tenis. Për dëmtimet e menjëhershme, ndoshsta është mirë të mos lëvizni shumë ose të përdorni paterica për një kohë të shkurtër.

Akulli: Vini akull në gju për 15-20 minuta disa herë në ditë. Përdorni kube akulli ose një pako me perime të ngrira, të mbështjella me një peshqir (asnjëherë mos vini akull direkt në lëkurë).

Kompresa: Lidhni një fashë elastike rreth gjurit për të ndihmuar fryrjen. Lidheni mirë fashon, por jo shumë fort, sepse mund t’ju shkaktojë dhimbje.

Ngritje: Shtrihuni dhe vini jastëkë poshtë gjunjve për të konstrolluar dhimbjen apo enjtjet e gjurit.

Ilaçet: Qetësuesit e thjeshtë, si ibuprofeni, mund t’ju ndihmojnë për qetësimin e dhimbjes apo inflacionin. Por kini parasysh se këto ilaçe mund të shkaktojnë probleme me stomakun.

Rezervoni një vizitë me mjekun

Lini një vizitë me mjekun kur dhimbja e gjurit është shkaktuar nga një goditje e fortë ose nëse shoqërohet me: enjtje, skuqje, nxehtësi apo siklet rrotull gjurit, dhimbje të madhe, temperaturë.

Nëse keni dhimbje të lehtë gjuri për njëfarë kohe, lini takim me doktorin nëse dhimbja përkeqësohet në pikën që ndërhyn në aktivitetet tuaja të përditshme ose s’ju lë të flini.

Kërkoni ndihmë mjekësore të menjëherëshme kur dhimbja e gjurit është shkaktuar nga një lëndim dhe shoqërohet me: dëmtim të kyçit, zhurmë në kohën kur u dëmtuat, paaftësi për të përdorur kyçin, dhimbje të fortë, enjtje e menjëhershme.

Marrë nga “Mayo Clinic”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re