Minerali i kalciumit, mineral ky shumë I rëndësishëm për mirëfunksionimin e organizmit tonë.

Kalciumi ka rol bazë në stabilizimin e presionit të gjakut, ndërtimin e kockave dhe dhëmbëve.

Depozitat e kalciumit, janë kockatdhe me kalimin e viteve, këto depozita pakësohen dhe kockatbëhen më të dobëta. Më kalimin e moshës të gjithë duhet të shtojnë konsumin e kalciumit në dietën ditore, në mënyrë që të shmangni shqetësimet që do tju rendisim më poshtë. Gjithashtu në mungesë të vitaminës D, përthithja e kalciumit bëhet më e ngadaltë prandaj dhe mjekët këshillojnë që të bëhet sa më shumë banjo dielli. Më poshtë do t’ju listojmë shqetësimet që sjell mungesa kalciumit. Problemet ne organizem:

-Ndjesi sikur po ju shpojnë më gjilpëra, dridhje të muskujve, mpirje, halucinacione, konfuzion, etj

-Dhimbje e theksuar kockash

-Dhimbje muskujsh

-Luahatje humori

-Probleme me gjumin.

-Thonjë të dobët dhe të brishtë

-Flokë të dobët

-Lëkurë të brishtë dhe të zbehtë

-Dhimbje dhëmbësh Sipas dietologëve duhet të konsumoni sa më shumë ushqime që e përmbajnë këtë mineral që të keni sasinë e kalciumit që ju nevojitet. Ushqimet qe duhet te konsumoni: -Qumështi dhe nënproduktet e tij

-Vezët

-Peshku dhe frutat e detit

-Frutat e thata

-Soja

-Sallatërat: Spinaqi, brokoli, lakra, rrepa, etj

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re