Pothuajse 1/3 e të gjithë të rriturve në SH.B.A. kanë nivele të larta të kolesterolit, sipas Qendres për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC). Kolesteroli i lartë mund t’i vërë njerëzit në rrezik për sëmundje të zemrës, atakun në zemër dhe vdekje.

Nivelet e kolesterolit mund të ulen me ushtrime të rregullta, humbje peshe dhe një dietë të shëndetshme që përmban pak kolesterol dhe yndyrna të ngopura. Por në disa raste, dieta dhe ushtrimet nuk janë të mjaftueshme dhe mund të nevojiten ilaçe për uljen e kolesterolit. Duam këtu të themi shkurt cfarë është kolesteroli i lartë dhe llojet e barnave të përshkruara për trajtimin e kolesterolit të lartë.

Çfarë është kolesteroli?

Kolesteroli është një substance si dylli, yndyrore që prodhohet nga mëlçia e trupit dhe ndihmon trupin tuaj të prodhojë hormone, vitaminë D dhe ndihmon të treten yndyrat e tjera. Burimi tjetër i kolesterolit është nga dieta në ushqime si të verdhat e vezëve, mishrat me yndyrë dhe djathrat. Juve normalisht ju duhet vetëm një sasi e vogël për të rregulluar proceset e trupit, dhe kur ka kolesterol të tepërt në gjak, ai mund të mblidhet në muret e enëve të gjakut, ne faqet e brendeshme te tyre ,në depozitat e quajtura pllaka atherosklerotike. Pllaka mund të kontribuojë në ngushtimin dhe bllokimin e arterieve gje që mund të çojë në sëmundje të zemrës.

Çfarë janë kolesteroli LDL, kolesteroli HDL dhe trigliceridet?

Ekzistojnë lloje të ndryshme të kolesterolit. Pjesa më e madhe e kolesterolit të trupit tuaj është kolesteroli i lipoproteinës me densitet të ulët (LDL), i referuar gjithashtu si kolesterol “i keq” sepse mund të çojë në grumbullim të pllakave atherosklerotike në arterie, gjë që çon në sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.

Kolesteroli me lipoproteinë me dendësi të lartë (HDL) quhet kolesteroli “i mirë” sepse thith kolesterolin e “keq” dhe e çon përsëri në mëlçi, i cili ndihmon në largimin e tij nga trupi juaj. Kjo mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe goditjes në tru.

Trigliceridet janë një lloj yndyre që gjendet në gjakun tuaj. Trigliceridet e larta kombinohen me kolesterol të ulët HDL ose kolesterol të lartë LDL mund të rrisin rrezikun tuaj për atak në zemër dhe goditje në tru.

Cilat lloje të ilaçeve qe ulin kolesterolin sot janë në dispozicion te mjekesise?

Lloje të shumta të ilaçeve kundra kolesterolit janë të disponueshme në farmacite tona duke përfshirë statinat (frenuesit e HMG CoA reduktazës), acid nikotinik (niacin), derivate të acidit fibrik (fibrate), sekuestrues të acidit biliar, frenues të thithjes së kolesterolit dhe acide yndyrore omega-3. Këto ilaçe mund të ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit LDL (“të keq”) dhe të rrisin nivelet e kolesterolit HDL (“të mirë”). Medikamente të ndryshme gjithashtu mund të kombinohen për ti dhene të dyja në të njëjtën kohë.

Çfarë janë statinat?

Statinat janë një klasë e ilaçeve që veprojnë duke ulur nivelet e kolesterolit në gjak dhe duke zvogëluar prodhimin e kolesterolit nga mëlçia dhe kete efekt e ushtrojne duke bllokuar një enzimë. Statinat përdoren për të zvogëluar nivelet e larta të kolesterolit, dhe gjithashtu për të parandaluar dhe trajtuar forcimin (ngurtesimin) e arterieve (atheroskleroza) gjë që mund të shkaktojë stenokardi,dhimbje gjoksi, atak në zemër, goditje në tru, sëmundje vaskulare periferike dhe klaudikim të herë pas hershme (dhimbje ngërçi në këmbë) në pacientët në rrezik.

Faktorët e rrezikut për aterosklerozën përfshijnë:
nivele të larta të kolesterolit LDL (“i keq”) ose nivele të ulëta të kolesterolit HDL (“i mirë”);
presion të lartë të gjakut;
një histori familjare me dëmtime të hershme të zemrës;
pirja e duhanit;
mosha e rritur;
diabeti;
rezistenca ndaj insulinës;
mbipesha;
mungesa e aktivitetit fizik;
dietë jo e shëndetshme.

Disa nga medikamentet kryesore që përdoren në vendin tonë kundër kolesterolit të lartë janë: ATORVASTATINA (Lipitor, Sortis)

Përgatitjet: Tableta prej 10, 20, 40 dhe 80 mg.

Indikacionet janë: Atorvastatina (Lipitor) ul kolesterolin LDL (“të keq”) dhe trigliceridet dhe mund të rrisë kolesterolin tuaj HDL (“të mirë”). Kjo mund të ulë rrezikun për goditje në zemër, goditje në tru, lloje të caktuara të operacionit në zemër dhe dhimbjen e gjoksit. Kjo është e rëndësishme sidomos në pacientët që kanë sëmundje të zemrës ose faktorë rreziku për sëmundje të zemrës siç janë mosha, pirja e duhanit, presioni i lartë i gjakut, HDL i ulët ose historia familjare e hershme për sëmundje të zemrës.

Efektet anësore: Atorvastatina (Lipitor) përgjithësisht tolerohet mirë. Efektet e vogla anësore përfshijnë diarre, kapsllëk, të përziera, shqetësime në stomak, gazra, lodhje, urth, dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe nyjeve dhe ndryshime në disa teste të gjakut. Atorvastatina (Lipitor) mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe muskujve (rhabdomiolizë).

ROSUVASTATIN (Crestor)

Përgatitjet: Tableta me 5, 10, 20 dhe 40 mg. Indikohet për: Rosuvastatin (Crestor) përdoret për zvogëlimin e niveleve të kolesterolit total të gjakut, kolesterolit LDL dhe trigliceridit dhe për të rritur nivelet e kolesterolit HDL, për të zvogëluar shanset e shfaqjes së problemeve si sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru.

Efektet anësore: Efektet anësore më të zakonshme të Rosuvastatinës (Crestor) janë dhimbja e kokës, depresioni, të përzierat, të vjella, dhimbje stomaku, dispepsi, diarre, kapsllëk, dhimbje muskulore ose dhimbje, dhimbje të kyçeve dhe probleme me gjumin (pagjumësi ose makthe). Efektet anësore më serioze janë demtimi i mëlçisë, prishja e muskujve (rhabdomioliza) dhe dëmtimi i veshkave./ Alket Koroshi

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re