“Është një zgjidhje idioteske, një tallje, një abuzim”, kështu i ka cilësuar Edi Rama premtimet e PD-së në Korçë, për të shitur produktet bujqësore të fermerëve, duke mos favorizuar produktet e importit.

Rama tha se kushdo që është sot me Partinë Demokratike është duke vepruar kundër interesit të tij dhe të familjes, ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët pa dallim që të votojnë atë, në rast se duan një të ardhme për fëmijët e tyre.

“Çdo shqiptar që është i mërzitur sot ka të drejtë, ne jemi këtu për të dhënë më shumë. Kjo bëhet vetëm me punë, me këmbëngulje, jo me gjumë, jo duke folur përçart dhe duke fjetur në këmbë. Kjo ëstë politikë për kohën e qepës. Me se do e fusin këta në BE me tramvajin e Tiranës, është dhe më e dhimbshme që të shikosh që ka njerëz që iu besohet këtyre.

Në 25 Prill as që diskutohet se kush fiton si parti, se fiton PS, problemi është si fitohen luiftërat si fitohen betejat, kush e ka bërë Bulevardin këtu? Se nuk bëhen gjërat sa hap dhe mbyll sytë. A imagjinoni që toka atje të prodhojë në një kohë kur ju flini gjumë, jo pra nuk ndodh, kështu është dhe puna e përbashkët që duhet politika të prodhojë.

Të gjitha pronave këtu iu është rritur vlera, nga puna, të gjithë këta që bëjnë biznes këtu e kanë taksën zero. Demokrat është, demokrat të jetë, por çfarë kërkon në 25 Prill, për mustaqet e Lulit dhe për mollaqet e Saliut, të ketë taksë 9%, që luli të flejë në kryeministri.

Partitë nuk janë skuadra futbolli, partitë votohen për interesin tënd, ti rri nga ana tjetër, mbaj dhe flamurin në çantë, fotografinë e Lulit në mur, po votën jo se të shkon taksa 9%, ja kështu duhet menduar, në bazë të interesit.

Fëmijët nuk votojnë por cilido që është në moshën e votimit, voton edhe për ta. Mos harroni që kur shkon të votosh përveç asaj që ti mendon për vete, duhet të mendosh dhe për fëmijët e tu, Shqipëria e fëmijëve tanë nuk i meriton më prapakthimet në gropa dhe në gremina, nuk ka nevojë që të provohet 100 herë një shalqi që është provuar. Nuk ka nevojë që të provohet prapë e prapë PD, se atë tjetrën nuk e zë në gojë fare se nuk është parti. Ata nuk kanë këllqe për ti rezistuar gjithë presioneve të lodhjes dhe ngjarjeve me të cilat njeriu ndeshet kur bën një punë.

Si të mos merresh me ata kur sheh njerëz që çoroditen dhe hutohen, që marrin Covidin për të bërë dasma nëpër rrugë”, u shpreh Rama.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re