Është një kohë shumë e gjatë për të qëndruar ulur në një udhëtim.

Gjithashtu është potencialisht e rrezikshme, pasi duke qëndruar pa lëvizur për periudha të zgjatura mund të çojë në mpiksjen e gjakut në këmbët tuaja.

Ja disa prej gjërave që ju mund të bëni gjatë fluturimit tuaj, në mënyrë që udhëtimi juaj të jetë më i sigurtë dhe më i këndshëm.

Lëvizni

“Trupat tanë varen nga lëvizja vetëm për të funksionuar normalisht, prandaj besoj se aspekti më i keq i fluturimit është se është e vështirë të shtrihesh ose të lëvizësh shumë për një mirëfunksionim të qarkullimit të gjakut”,tha ekspertja Wylde. Wylde këshillon se ju duhet të shtriqeni përpara, përgjatë dhe pas fluturimit. Këshillohet se ju duhet të lëvizni çdo 90 minuta.

Pini  ujë

Fondacioni “Zemra Britanike” i këshillon pasagjerët që duhet të qëndrojnë të mirë hidratuar duke pirë shumë ujë dhe duhet të evitojnë pirjen e kafeinës gjatë udhëtimit.

Koha e udhëtimit

Për të evituar kohën e zgjatjes së udhëtimit , ju duhet të shihni orën në telefon ose në orën tuaj dhe mundohuni të flini, ndoshta jo për 17 orë.

Duhet të rrini rehat

Nuk është një shfaqje mode edhe pse ju mund të dukeni fantastikë në xhinse të ngushta. Rroba të gjëra ose qoftë dhe pizhamet janë një zgjedhje e mirë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re