Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në Kadastër do të lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht, pas mbylljes së sporteleve dhe kalimit të shërbimit online.

Ai nxorri bisedën e një drejtori Kadastre, të cilën ia kishin dërguar me screenshot, ku fliste për një dosje.

“Dje më çonte një screanshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre”, tha Rama.

Kryeministri Rama: “Shqipëria sot është një vend lider në Ballkanin Perëndimor në dy aspekte, për mbrojtjen që ka tokën, detin, hapësirën dhe sferën kibernetike. Në të 5 këto mbrojtje jemi të pranishëm. Kemi hequr një barrë nga shpina, përsa i përket aksesit të qytetarëve në titujt e pronësisë. Kemi hyrë ku para 48 orësh, Agjencia e Kadastrës ka kaluar në një sistem të dixhitalizuar.

Mesa kujtoj ka krijuar një konfuzion të madh te individët e mësuar që i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtrua pushtetin e tyre të vogël që kthehet në një pushtet absolut mbi qytetarët. Por nuk ka ndonjë problematike të madhe në kolaudimin e këtij procesi.

Dje më çonte një screanshoot të një bisedë me një drejtor, që fliste për një dosje. Ai thoshte; si të ndihmoj unë mor vëlla kur në pronat tona na del Bulqiza e Gramshit dhe jo të qytetet e tyre dhe se po iknin punonjësit. Po ata ndoshta ikin se nuk iu vjen ndonjë copë e majme. Kjo është mundësi e madhe për të gjithë ata të rinj të shkolluar që të shërbejnë për shtetin, me paga konkurruese për tregun, siç do të jenë ato të Kadastrës. E kam shumë të qartë se në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re