Roli i dobishëm i kaliumit.

Dr.Alket Koroshi
(Mjek nefrolog)

Gurët në veshka janë depozita minerale që grumbullohen në veshka në çdo moshë… Ju mund t’i nxirrni ato kur urinoni, nëse janë të vegjël, por nëse bllokohen gjatë daljes nga trupi juaj ato japin shumë dhimbje.

Aciditeti i lartë i indeve rrit rrezikun e gurëve në veshka. Ngrënia e mishit rrit këtë aciditet. Ngrënia e ushqimeve me shumë kalium ndihmon në uljen e aciditetit dhe inkurajon kalciumin të qëndrojë në kocka, në mënyrë që të mos zhvilloni gurë shqetësues, që të lëndojnë veshkat.

Nga ushqimet me shumë potasium që rekomandohen në dietë për njerezit që rrezikojnë për gurë në veshka janë : bananet, patatet, kumbullat, portokallet, domatet, mashurkat dhe farat e lulediellit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re