Armiku i lëkurës tonë është edhe smogu i cili e bën atë më të ndjeshme si edhe përshpejton plakjen. Pra nuk është vetëm koha që kalon, i vetmi shkaktar i rrudhave apo shenjave të errëta në lëkurë, krahas rrezatimit diellor një rol të madh luan edhe ndotja e ajrit.
Në këtë rast lëkura do të bëhet e kuqe, do të kruhet dhe madje edhe do të formojë kore. Këtë e konfirmon edhe një grup dermatologësh që morën pjesë në kongresin e 56 “Kongresi Adoi” i mbajtur në Romë kohët e fundit.
Si ta zgjidhim problemin e lëkurës?
Është e rëndësishme të mbrohet lëkura nëse është e ekspozuar për një kohë të gjatë ndaj smogut dhe në lidhje me këtë ekzistojnë në ditët e sotme shumë produkte kozmetike që e izolojnë lëkurën ndaj dëmeve. Ato janë në formën e një kremi apo sprai që aplikohen në mëngjes para se të dilet nga shtëpia, por mund të përdoren edhe gjatë ditës nëse jeni të ekspozuar për një kohë më të gjatë ndaj ndotjes.
Në darkë është shumë e rëndësishme të pastrohet fytyra pasi gjatë natës pengohet ajrosja e mirë duke frenuar kështu rigjenerimin dhe prishjen e ekuilibrit qelizor gjë e cila shkakton plakjen./SN/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re