Një nga përfitimet më të mëdha që ofron lëngu i selinosë është ulja e kolesterolit të keq.
Lëngu që përftohet nga dy kërcenj të selinosë mund ta ulë kolesterolin me të paktën 7 përqind.

Si Ta Përgatisni Dhe Kombinoni Lëngun e Selinosë Për Uljen e Kolesterolit
Pastrojeni mirë selinonë me ujë të bollshëm.
Priteni në shirita të hollë që të përftoni sa më shumë lëng prej tyre gjatë shtrydhjes.
Lëngun e selinosë mund ta përzieni me lëngun e freskët të mollës, karrotës apo perimeve të tjera.

Nëse dëshironi që lëngu juaj i selinosë të jetë i ëmbël, atëherë përdorni vetëm një kërcell selinoje.
Ju mund të shtrydhni 8 kërcenj selinoje, dy mollë jeshile dhe një tufë majdanoz të freskët duke marrë një lëng shumë të pasur në vlera.

Majdanozi kombinohet shumë mirë me selinonë dhe për më tepër, i jep trupit shumë alkalinë.
Për uljen e kolesterolit, lëngun e selinosë mund ta kombinoni me mjaltë por edhe me lëng limoni të freskët.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re