Hardiç është një pije që përgatitet nga dëllinjat, e cila pastroni veshkat dhe sistemin urinar, trajtoni problemet e stomakut sidomos tretjes si dhe pastroni mushkëritë tuaja nga sekrecionet.

Ju mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpi. Në një qyp qelqi futni dëllinjat dhe shtojini ujë. Raporti është një kilogram dëllinja me 4 litra ujë.

Për 40 ditë rradhazi, ena duhet të rrijë në një vend të errët e të thatë, e pasi të mbushet koha, ju mund të shijoni lëngun. Sa herë të merrni një broke Hardiç, në damixhan do e zëvendësoni me po aq sasi uji. Kjo zgjat deri në momentin kur ju do kuptoni vetë se cilësia e lëngut që përfitoni e ka humbur shijen e fortë të fillimit.

Vlerat e Hardiçit:

Dëllinja përmban një sërë acidesh organike të rëndësishme për trupin e njeriut gjithashtu sheqerna natyrale, kalium e kalcium.

Pastron mushkëritê, pastron bronket nga infeksionet dhe sekrecionet, ndihmon në tretjen e ushqimit, pastron veshkën dhe shëron ciste që shpesh ndeshen te femrat, ul vlerat e kolesterolit ke keq, diabetit dhe sasinë e ujit të tepërt në trup

/shkollaeshendetit.com