Skip to content

Si të përgatisni kek me mollë dhe kanellë.Shije fantastike

Doni të ëmbëlsoheni, por nuk doni të shëndosheni? Kjo është ëmbëlsira e duhur për ju, sepse molla dhe kanella nxisin metabolizmin. Është mjaft e thjeshtë në përgatitje dhe ideale për fëmijët.

Përbërësit:3 vezë 4 filxhanë sheqer 3 filxhanë vaj 7 filxhanë miell1 sheqer vanilje 2 lugë kanellë 1 bustinë pluhur pjekës1 lugë e vogël sodë bikarbone 3 mollë 1 filxhan qumësht1 lugë e madhe marmalatë

Përgatitja:Furrën e nxehim në 200 gradë. Përziejmë të gjithë përbërësit në një enë të madhe derisa të bashkohen mirë. Kallëpin ku do ta pjekim e lyejmë me vaj dhe miell ose shtrojmë letër për pjekje.

Masën e hedhim në tavë dhe e pjekim në 200 gradë për 30-40 minuta. Përsipër e pluhurosim me sheqer pluhur sipas dëshirës./Shije.al