E çfarë mund të shijojë më shumë se një puding çokollate në një pasdite të zymtë ? E dimë sa e vështirë mund të jetë të gjesh “forcen” për t’u ngritur e për ta shijuar në një bar , ndaj po ju japim receten si mund ta përgatisni në shtëpi.PËR 10 COPË: 200g çokollatë fondente, 250g gjalpë, 4 lugë pije me kafe, 1 lugë kafe ekspres, 4 vezë, 2 të verdha veze, 125g sheqer, 65g miell integral, 2 lugë sheqer pluhur.Shkrijmë çokollatën dhe gjalpin në banjëmari, pastaj e heqim nga zjarri dhe shtojmë pijen me kafe dhe kafen dhe e përziejmë mirë.Rrahim mirë vezët, të verdhat dhe sheqerin për 10 minuta derisa masa të dyfishojë volumin.Shtojmë aty kremin e çokollatës dhe miellin duke e përzierë me delikatesë.Lyejmë format me gjalpë dhe shpërndajmë masën e brumit nëpër to. Pastaj të gjitha i vendosim në një tavë dhe i pjekim në furrë të parangrohur me 200 gradë për 10-12 minuta, derisa të krijojë kore nëpër anë dhe të mbetet e butë brenda. Shërbehen të ngrohta, vetëm të spërkatura me sheqer pluhur.Sa më shumë të ftohen aq më shumë forcohen brenda

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re