Finoku ka vlera ushqyese, por më shumë përdoret për efektet e tij mjekësore. Finoku është fruti i bimës së Koprës dhe i takon familjes Umbelliferae i cili e ka prejardhjen nga Azia e Vogël, por më vonë është përhapur në gjithë zonën Mesdhetare e njohur dhe përdorur më shumë nga egjiptianët, grekët dhe arabët.
Aroma e veçante që ky frut ka i dedikohet një elementi që quhet anetohl, një esencë e veçnte që përdoret për përgatitjen e shumë pijeve si Sambuca nëFrancë, UZO në Greqi, apo Anis në Spanjë.

Kjo bimë e mrekullueshme është shumë e varfër në kalori ( rreth 31 kalori për 100 gr), yndyrëra porse shumë e pasur në fibra. Është pra një ushqim shumë i mirë për kë do të ketë një siluetë të përsosur.
Po ashtu fruti i finokut ka shumë kripëra minerale, mbitegjitha potas, kalcium dhe fosfor, të vlefshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e lodhjes ( për këdo merret me sport, përdorimi i finokut 2 orë para stërvitjes e ndihmon shumë).
Përmban po ashtu shumë vitamina, si vitamina A, e rëndësishme për një lëkurë të mirë dhe për të rregulluar funksionimin e retines së syrit, Vitaminën B që ndihmon funksionimin e mirë të sistemit nervoz dhe aparatit kardiovenoz, si dhe vitaminën C që ndihmon së tepërmi parandalimin e shumë sëmundjeve dhe forcon sistemin imunitar të trupit.

Mirësitë dhe ndihma që kjo bimë jep jan të numërta, sigurisht përdorimi i saj mund të jetë në shumë forma, por si sallatë e freskët, përdorur 2-3 herë në jave ja vlen vërtetë! Nëse keni fryrje barku, apo shqetësime pagjumësie, dhimbje gryke, keqësim të bronkeve, çaji i finokut është një elisir i vërtetë.
Unë e përdor dhe në vend të çajrave të zakonshem që blejmë në treg. Mëposhtë, përveç recetave të radhës do të jap dhe përgatitjen e çajit të finokut. Është bimë barishtore dhe përmban shumë proteina dhe masë fibroze; e pasur në vitamina C dhe vitamin E si dhe dallohet për praninë e madhe të përmbajtjes minerale.

Finoku në trajtë kripërash veçohet për substancat minerale të elementeve Na, Ca, Ka, Mg etj. Si finoku i egër, ashtu edhe ai i butë përmbajnë vajra esenciale: anethol e fenchone, të cilat megjithëse i përkasin së njëjtës bimë, diferencohen prej përbërjes së farës dhe të vajrave që kanë.
Finoku i ëmbël ka më shumë anethol e më pak fenchone. Te finoku i egër ndeshet e kundërta. Bimën, pra me dy format karakteristike të saj, përsa i përket bulbit, e kemi në dy forma: të shtypur, të hollë dhe në formë rrethore ose globi.

Forma e parë praktikisht më e konsumueshmja në të gjitha mënyrat sipas preferencave, e pagatuar, e zier ose edhe e pjekur. Forma tjetër përgjithësisht konsumohet e pagatuar. Për shijen e veçantë të gjetheve formuese të bulbit të mishtë, finoku përdoret për t’u dhënë shije sallatave, por mund të konsumohet fare mirë edhe thjesht me vaj e kripë.
Shumë i varfër në kalori dhe yndyrna, finoku është shumë i pasur në fibra. Fruti i finokut ka shumë kripëra minerale, potas, kalcium dhe fosfor, të vlefshëm për forcimin e kockave dhe parandalimin e lodhjes.

Përmban shumë vitamina, si vitamina A, e rëndësishme për një lëkurë të mirë dhe për të rregulluar funksionimin e retinës së syrit, Vitaminën B, që ndihmon funksionimin e mirë të sistemit nervoz dhe aparatit kardiovenoz, si dhe vitaminën C.
Nëse keni fryrje barku, apo shqetësime pagjumësie, dhimbje gryke, keqësim të bronkeve, çaji i finokut është një zgjidhje. Finoku klasifikohet si bimë mjekesore dhe nuk përdoret në formën e lëngut, qoftë edhe nën mbikqyrjen e ekspertit.
Për një kohë të gjatë, farat e finokut janë konsideruar “pak të vlefshme” dhe u desh kohë e gjatë që të konceptohej vlera specifike aromatike e përdorimit të finokut në shumë ushqime. Kjo bimë është shumë e pasur me fitoestrogjene (flavonoide).

Vetë termi gjen shpjegimin nga fjalët “fito” dhe “estrogjene”. dmth estrogjene vegjetale, të cilat janë shumë të ngjashme me hormonet femërore. Në ndryshim me estrogjenet femërore, fitoestrogjenet janë shumë më të dobëta dhe paraqiten me fuqi më të vogël, kështu që zhvillojnë një veprim më të zbutur.
Merren në njëfarë sasie, në mënyrë që të jenë kurative, për të lehtësuar gratë gjatë menopauzës, duke i zbutur së tepërmi simptomat. Fitoestrogjenet kane efekte mbrojtese që kanë të bëjnë me sistemin kardiovaskular, me tumoret e gjirit dhe të vezores, deri frakturat e shkaktuara nga osteoporoza.
E gjithë kjo na vë përpara alternativën e furnizimit të trupit tonë me fitoekstrogjene të shtuara prej kësaj bime me vlera e përbërje specifike.

Me farat e finokut mund të bëhet çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje me fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta në një xhezve. Më pas lihet të ftohet e filtrohet lëngu.
Nga farat nxirret një esencë me shije shumë të pëlqyeshme, që dikur përdorej gjerësisht për të maskuar shijet e rënda të një sërë ushqimesh ose të barërave mjekësore.
Për shekuj me radhë, vajrat e farave të finokut janë përdorur edhe si nxitës për të hapur oreksin. Por ato shfrytëzohen ende edhe si digjestivë apo për lehtësimin dhe rregullimin e gjendjes së gazërave që formohen në zorrë, një veprim ky që lidhet me vajrat që përmban. Ato nxisin mukozën e stomakut, duke rritur lëvizshmërinë e pareteve.

Finoku mund të përdoret edhe për spazmat intestinale dhe të shkuarat e barkut të fëmijëve. Gjithashtu, mundësia e trajtimit të gjendjeve inflamatore të rrugëve të frymëmarrjes ka bërë që finoku të konsiderohet me veprim efikas për format e ndryshme të katarit dhe kollën. Si qetësues i mrekullueshëm për kollën, falë të tilla veçorive antiseptike, finoku kufizon agjentët e jashtëm patogjenë.

Ziejmë ujin në zjarr me një xhezve, duke hedhur gjethe finoku të grira sa të kapin gishtat. I lemë për rreth 10 minuta në zierje. Masa vendoset në një enë të vogël, nga ku mund të marrim frymë duke thithur avujt.
Nëse ke infeksion të qepallave të syve, atë mund ta lehtësosh me anën e gjetheve të ziera të finokut, masa e qulltë e të cilave vendoset mbi qepallat, sigurisht pasi të jetë lenë për t’u ftohur disa minuta në qetësi.
Nuk duhet harruar se veprimi antimikrobik i finokut shfaqet kundër një numri të konsiderueshëm bakteresh, si stafilokoku dhe E.Coli. Finoku këshillohet në përdorimet e dietologjisë për përmbajtjen e tij të ulët kalorike.

Ai duhet marrë seriozisht për efektivitetin e tij për rënien në peshë. Finoku mund të përdoret edhe për spazmat intestinale dhe të shkuarat e barkut të fëmijëve.
Finok në furrë 340 kalori/person)
3-4 kokrra finoku
1 lugë vaj ulliri
4 lugë gjelle bukë e thekur e grirë
2 lugë gjelle djath parmixhan
Lëng limoni ( 1 limon)
Kripë, piper i kuq

Përgatitja : Merrni kokrrat e finokut dhe pritini në rrathë dhe vendosini në një tavë të lyer me vaj ulliri. Mbi to hidhni lëngun e limonit, pak kripë, piper të kuq dhe lerini të marinohen për 2 orë. Mëpas në një tas bashkoni bukën e thekur të grirë me djathin parmixhian. Shperndajeni me kujdes mbi gjithë copat e finokut dhe futeni në furrë të nxehtë 180 gradë për 20 min.
Servireni në temperaturë ambjenti si shoqëruese filetosh mishi ose peshku. Është një kombinim i mrekullueshëm dhe me shije delikate të denjë per t’u ngrënë gjatë periudhes së verës. Me farat e finokut mund të bëhet çaj i mrekullueshëm aromatik, duke marrë një lugë kafeje me fara finoku të shtypura mirë dhe të hedhura në ujin që valon për dhjetë minuta në një xhezve. Më pas lihet të ftohet e filtrohet lëngu.
Ja nje diete me baze finoku
TË GJITHA DITËT:
MUND TË ZGJIDHNI
1 – Një filxhan qumësht pa yndyrë, 30 gram drithëra integrale, çaj jeshil ose kafe.
2. Leng karrote dhe molle jeshile, 2 biskota integrale
2 –Lëng portokalli i freskët, 2 feta buke integrale, 1 cope djath dhije çaj jeshil ose kafe.
Paradite:
kos pa yndyrë me fruta te stines
Pasdite: gjysëm finoku të freskët me vaj ulliri e kripe

DITA E HËNË:
– Drekë: 200 gr sallatë mikse me domate, 60 gr makarona integrale me finok në tigan 30 gram djathë sipas dëshirës.
– Darkë: 200 gr finok i grirē në furrë me 30 gr djathë parmixhan dhe një patate, 100gr peshk sipas dëshirës tuaj në furrë, një dardhë ose një frut të stinës.

DITA E MARTË:
– Drekë: 200 gram finok në sallatë, 150 gr patate të ziera , një kokër domate të freskët me borzilok
– Darka: Një supë krem karrota dhe patate, një omeletë në furrë me një kokërr vezë, finok të prerë, një lugë kafeje djathë parmixhan , dhe një lugë gjelle gjizë pa kripë.

DITA E MËRKURË:
– Drekë: Sallatë, finok, karrotë, selino , 60 gr oriz sipas dëshirës.
– Darkë: një supë krem finok dhe patate, 100 gr djathë pa yndyrë, 1 fetë buke integrale të thekur.

DITA E ENJTE:
– Drekë: 200 gr sallatë jeshile, domate dhe finok të gjalla. 120 gr peshk në furrë me një fetë bukë integrale.
– Darkë: Një omletë furre 150gr patate, 1 lugë kafeje djathë parmixhan , 150 gr finok, 1 dardhë ose frut tjetër sipas dëshirës.

DITA E PREMTE:
– Dreka: Sallatë me finok, sallatë jeshile me misër, një konservë peshk ton në ujë, dhe 1 kokërr domate.1 fetë buke integrale, 1 sallatë frutash të stinës.
– Darka: 120 gr gjoks pule ose gjel deti të pjekur, 200 gram finok në furrë me një lugë kafeje djathë parmixhan , 1 fetë buke integrale të thekur.

DITA E SHTUNË:
– Drekë: 200 gr finok në sallatë dhe 150 gr peshk në furrë.
– Darkë: 200 gr finok dhe karrota të ziera, 100 gr fileto viçi, 1 fetë buke integrale.

DITA E DIELË:
– Dreka: 200 gr finok, selino dhe karrota të gjalla të prera në copëza me lëng limoni, 60 gram makarona integrale me kungulleshka në avull ose të ziera
– Darka: supë krem finoku me një lugë kafeje djathê parmixhan, 100 gr gjizë pa kripë dhe 1 fetë buke integrale të thekur.
/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re