Tensioni i lartë(hipertensioni) i gjakut është një problem shumë i përhapur shëndetësor. Hipertensioni, është faktori më i zakonshëm i rrezikut për sëmundjet e zemrës.

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën kanë presion të lartë të gjakut. Përfshirja e disa ushqimeve në dietën tuaj, veçanërisht ato me kalium dhe magnez, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të presionit të gjakut. Ushqimet që zgjedhim çdo ditë janë të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Kura e parë me lëng limoni

Përbërësit

  • Ujë
  • Një limon
  • Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim. Limonët kanë aftësinë të ruajnë fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e dytë me hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga organizmi. Këto substanca stimulojnë prodhimin e oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e tij. Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini. Hudhra duhet ngrënë e gjallë, sepse gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e tretë me uthull molle dhe sodë buke

Përbërësit

  • Ujë
  • Një majë luge çaji me sodë buke
  • Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.Këto minerale janë thelbësore për qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit. Përzieni një lugë gjelle me uthull molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.Konsumojeni dy herë në ditë për rezultate më të mira.

*Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re