Kolana e librave “15 pyetje” ka ardhur në gjuhën shqipe për të gjithë fëmijët nga botimet OMBRA GVG. Drejtoresha Vasilika Tafa ka shpjeguar në studion e “ABC së Mëngjesit” të gjitha arsyet pse kjo kolanë është edukuese për moshat e vogla.

Ajo ka theksuar se përmes këtyre librave, fëmijët mund të marrin përgjigjet e shumë pyetjeve që nuk mund t’i gjejnë dot në librat shkollor, por dhe në jetën e përditshme.

“Janë pyetje informative, por me aq informacion sa i duhet një fëmije nga mosha 8 deri në 12 që t’i shpjegosh një fëmije: Kush nga drejton ne? Çfarë është pushteti? Si ka lindur pushteti? Pse duhet ne të respektojmë shtetin? Pse duhet të vendosen ligjet? Si duhet ta njohim historinë? Çfarë informacionesh do fëmija në ato mosha?

Këto mosha kanë pyetjet e tyre, ngrenë kuriozitetet e tyre brenda vetes. Sot janë fëmijë shumë inteligjentë, kanë informacione jo vetëm nga televizioni dhe këto janë libra që japin përgjigje dhe gjatë mësimit të historisë. Pra, libri i shkollës së historisë nuk të jep të gjitha përgjigjet e kuriozitetit të një fëmije për mësimin e kësaj lënde”, u shpreh Tafa.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re