Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë” mbrëmjen e sotme i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj ngriti tre probleme të cilat i quan urgjente për tu zgjidhur për sa i përket situatës zgjedhore.  Sipas tij, blerja e votave nga partitë e mëdha, klientelizmi dhe financimi i partive kërkojnë hetim urgjent.

Qori: Ka disa gjëra që janë akoma më të rëndësishme. Skandali nuk është që PS merr votat dhe qeveris. Mirëpo problemi është që PS pse merr 48% dhe jo 28% saç mendoj un që duhet të merrte. Problemi është që pse një parti sa më shumë rri në pushtet aq më shumë vota merr, ndërkohë që duhet të ishte e kundërta. Këtu problemet kryesore të zgjedhjeve në Shqipëri kanë të bëjnë me blerejn e votës, klientelizmin dhe financimin e partive apo të fushatave. Këto çështje duhet të jenë pjesë të hetimit dhe nëse bëhen pjesë e këtij komisioni palët nuk do të diskutojnë, sepse palët përfitojnë nga kjo gjë.

Në Shqipëri partitë e mëdha blejnë vota, kanë financime të paligjshme, kanë ushtri njerëzish që ose i mbajnë në punë, ose i premtojnë që nesër kur të vijnë në pushtet do t’i fusin në punë. Këto probleme kur do të diskutohen? Çdo nënpunësi të administratës i thuhet ënse nuk sjell 5-10 vota do humbësh vendin e puns. Si t’ia bëjmë kësaj? Si t’ia bëjmë që në Shqipëri partitë mos financohen në mënyrë të paligjshme, mos i financojë krimi i organizuar, si t’ia bëjmë që mos blihet vota, si t’ia bëjmë që qytetarët mos kenë frikë se do humbasin punën./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re