Kërkoni një pozicion “part-time”
Kur jeni ende në shkollë është shumë e vështirë të pozicionoheni në një punë full time. Edhe nëse e gjeni një punë të tillë, nuk do të keni mundësinë të shkoni në shkollë e jo më të mësoni ndonjë gjë. Kërkoni për punë part-time në mënyrë që të arrini t’i bëni të dyja.
Kërkoni punë që i përshtaten profilit që po studioni
Eshtë shumë e rëndësishme që profili i shkollës suaj të përshtatet me punën që do të bëni. Kjo do t’ju vlejë edhe në të ardhmen e do t’ju ndihmojë të pozicionoheni në një punë më të mirë.
Rakordoni oraret e punës me ato të shkollës
Të jesh në shkollë e ndërkohë të kesh një punë është gjë shumë e mirë. Por nëse këto të dyja kanë përplasje, atëherë duhet të hiqni dorë nga njëra. Merrni një kalendar e shikoni që në fillim oraret nëse këto të dyja korrespondojnë jeni në rrugën e duhur, nëse jo rregulloni oraret tuaja.
Rikujtojini punës herë pas here përfitimet që po merrni nga kjo gjë
Të jesh në shkollë dhe në punë njëkohësisht, është e vështirë e lodhshme dhe ka sfidat e saj, prandaj është shumë e rëndësishme t’i rikujtoni vetes herë pas here se sa po përfitoni nga kjo gjë dhe se është thjesht çështje kohe.
Merrni në konsideratë ndërrimet e turnit me kolegët tuaj
Në rast se oraret e shkollës bien ndesh me punën, mos hiqni dorë menjëherë. Shqyrtoni të gjitha mundësitë që keni përpara dhe shikoni nëse është e mundur të ndërroni turnet me kolegët tuaj. Ndoshta edhe ata dëshirojnë të njëjtën gjë si ju. Nëse nuk i pyesni kurrë nuk do ta merrni vesh.
Mbani një bllok shënimesh me gjithë aktivitetet që keni për të bërë gjatë një dite
Kur e keni ditën shumë të ngarkuar dhe njëkohësisht studioni e punoni është shumë e vështirë të mbani mend gjithçka keni për të bërë. Kështu që mbani një bllok të posaçëm për të gjitha aktivitetet që kryeni. Do të shikoni që do t’ju ndihmojë shumë dhe do të jeni më korrekt./GD/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re