Gazetari Artan Hoxha në studion e ABC përballë gazetares Juli Xhokaxhi foli për ngjarjet e zbardhur nga SPAK, duke u fokusuar tek arrestimi i Plarent Dervishaj.

Ky i fundit u arrestua në Dubai. Hoxha sqaroi se Dervishaj sipas informacioneve nga Interpoli ka lëvizur me charter.

Plarent Dervishaj, ish-anëtar i Bandës së Durrësit ishte i shpallur në kërkim me urdhër të Prokurorisë Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për vrasjen e Klodian Saliut
“Plarent Dervishaj u arrestua në Dubai. Nga hetimi i kësaj historie rezulton se është kapur në datën 10, ndërsa lajmi u dha në datën 11. Në datën 10 dhjetor, Plarent Dervishaj ka qenë në Dubai dhe do të kthehej në një vend të Bashkimit Evropian.

Dokumentet që ka përdorur ka qenë pasaporta e Shqipërisë dhe të BE, por në emrin e tij. Udhëtimi i tij drejt Emirateve është bërë nga Turqia. Por Turqia për 5 muaj i ka pasur fluturimet civile, janë lejuar vetëm fluturimet me charter dhe sipas informacionet që ka Interpoli ai ka lëvizur me charter.

Ka qenë për pushime sipas informacione që thuhet, dhe në datën 10 të orës 15:30 minuta ka kryer kontrollin në aeroportin e Dubait është lejuar fluturimi.

Kulla e aeroportit ka miratuar lejen duke i dhënë lejen pilotit të dalë në pistë, por ka një detyrim se gjatë kohës që lëviz me charter, vendi ku do të shkosh lajmërohet se kush është udhëtari dhe në rastin konkret është dhënë emri. Unë besoj që ai nuk e ka menduar që Emiratet e Bashkuara mund ta ndalonin. Urdhri i kërkimit e ka gjetur në Emiratet e Bashkuara.

Besoj që Turqia ka njoftuar Emiratet për situatën dhe më pas është ndaluar. Sipas Interpolit rezulton që Dervishaj ka shkuar në Emiratet e Bashkuara me vizë që mbaron diku në në datën 20 dhjetor.

Pra deri në datën 20 dhjetor Emiratet e Bashkuara do ta mbajnë. Në momentin që i mbaron viza mund t’i bëjnë depërtim drejt Turqisë drejt vendit që ka hyrë”, tha Hoxha.

Hoxhaj u ndal edhe tek hetimet dhe dëshmitë e dhëna së fundmi nga Luftar Reçi për të cilat u shpreh se, ky i fundit ka dhënë deklarime edhe në vitin 2011, të cilat sipas Hoxhës janë marrë në burgun e Burrelit.

“Me deklarimet që kam parë dhe duke njohur dëshmitarin kryesor, kam dyshime në lidhje me mënyrën se si do të shkojnë hetime edhe pse dua që SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj historie. Disa të reja janë se Luftar Reçi ka dhënë deklarime për ngjarjen e 26 shkurtit dhe për ngjarjen e 28 shkurtit.

Pra ka dhënë deklarime edhe në 2011 të cilat janë marrë në burgun e Burrelit. Prokurori Kosta Beluri ka qenë prezent dhe kanë marrë deklarimet e Luftar Reçit për të njëjtat ngjarje.

Pra policia deklarimet ia ka referuar Prokurorisë janë bërë 6 muaj hetime dhe në krye të 6 muajve është proceduar me hetim të pushimit si arsye se provat janë të pamjaftueshme”, sqaroi më tej gazetari.

Gjithashtu gjatë bisedës në studio gazetari Hoxha tha se nuk dihet arsyeja se përse këto hetime në të kaluarën nuk janë zhvilluar më tej, gjë të cilët po e heton edhe SPAK, tha Hoxha.

“SPAK po përpiqet ta shfrytëzojë këtë urdhër arresti për të grumbulluar prova apo dëshmi të reja, deri tani di që kësaj jave është pyetur tre herë. Në SPAK provon këto dy ngjarje dhe të provojë fajësinë e tyre mund të jetë një ngjarje e re në drejtësinë shqiptare.

Nga e gjithë kjo Reçi përfiton garanci nga shtetit shqiptar, pra mbrojtje. Këtij personazhi i jepet mundësia edhe njëherë të fillojë jetën.

Pra nëse ishte izoluar në burg, i jepet një mundësi e re duke bashkëpunuar me autoritetet dhe më një identitet tjetër mund të rifillojë jetën, apo t’i shpëtojë vuajtjes së dënimit të drejtësisë shqiptare”, tha më tej Hoxha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re