Subscribe

Forcat Operacionale prej 3 muajsh kanë mbajtur nën përgjim dhe në mbikëqyrje Ilir Pajën, i cili rezulton si një nga personat më të kërkuar nga Policia Italiane. Paja është dënuar me 25 vite burg në vendin fqinj për vrasje dhe rrëmbim personi.

 

Operacionalja, prej kohësh i kishte përgjuar edhe një numër telefoni Ilir Pajës, për të zbërthyer kontaktet që ky i fundit mund të kishte me organizata kriminale. Ai u arrestua të enjten pasdite në zonën e Laprakës në Tiranë ku edhe fshihej. 49-vjeçari nga Berati është strehuar për një kohë të gjatë tek disa të afërm të tij në këtë zonë të kryeqytetit. Gjatë arrestimit, policia i sekuestroi dhe një shumë prej 5 mijë eurosh.

 

Mediat italiane e njohin Ilir Pajën me nofkën ‘Ufo’, kjo për shkak se ai ka arritur që të arratiset nga burgu dy herë. Gjykata e Milanos e ka dënuar me 25 vite burg për vrasje dhe rrëmbim, ngjarje e ndodhur në vitin 2006.https://www.youtube.com/watch?v=DiIXWgnK87o

 

Paja ishte arrestuar edhe në vendin tonë në mars të vitit 2008, pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë së Tiranës, pasi ky i fundit e identifikoi dhe tentoi ta arrestonte.

 

Në vitin 2017, Paja u lirua nga burgu nga gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, me arsyetimin se vuante nga sëmundje të rënda.

 

Pritet që autoritetet ta ekstradojnë drejt Italisë, për tu përballur me drejtësinë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re