Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuco, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani në ABC News ka treguar si është kapur zyrtari i FBi-së, Mc Gonigal.

Karamuco tha se zyrtari u përgjua prej kohësh dhe në lojë u fut edhe e dashura e tij.

Paratë nuk jepen asnjëherë pranë zyrave, paratë e fshehta jepen në zona ku nuk interceptohesh, në rastin e tij në parkim.

FBI kishte shumë kohë që e ruante dhe e përgjonte në makinë.

Ata e dinin që paratë ia nuk i çonte në shtëpi, dhe dyshimet i çuan te dashura e tij, aty ku ai i fshihte lekët poshtë parketit.

Për t’i gjetur, FBI i dërgon një letër të dashurës së tij ku tregon se i dashuri i saj nuk është i ndarë, për i martuar.

Pas disa ditësh ata i shkuan në banesë dhe e pyetën nëse personat që ata kishin foto kishin qenë të shtëpinë e saj apo jo, ajo tha jo, por shtoi se për njërin prej ka diçka për të thënë dhe aty u zbulua gjithçka”, shpjegoi Karamuço.r.t

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re