EMISIONI VETTING

Dritëhijet me garën për kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike

Prej korrikut 2020 e në vazhdim, Komisioni i Prokurimeve Publike drejtohet nga Jonaid Myzyri, i cili një vit pas diplomimit në 2014 nga Fakulteti i Drejtësisë do të ishte pjesë e Komisionit të Prokurimit Publik si inspektor.

Ngjitja në karrierë e Joniad Myzyrit do të fillonte paralelisht me ardhjen në detyrë të Belinda Ballukut në krye të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në janar 2019.

Nga dhjetori 2019 deri në korrik 2020, Jonaid Myzyri do kalonte si përgjegjës te Komisioni i Prokurimit Publik pranë Ministrisë së Infrastrukturës, post nga i cili u largua duke u katapultuar si kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike në korrik 2020.

Por procesi i përzgjedhjes ka patur një procedurë, e cila ka ngritur hije të forta dyshimi për paligjshmëri dhe mungesë transparence, procedurë e cila është realizuar online nga Komisioni i Ligjeve në korrik 2020, i cili drejtohej nga ministri aktual i Drejtësisë Ulsi Manja.

Sipas ligjit të Prokurimeve Publike, ka disa kritere për t’u plotësuar për të qenë kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik.

Disa nga këto kritere është eksperienca mbi 8 vite punë dhe të paktën dy vite punë në pozicion drejtues.

Në listën e kandidatëve të propozuar me 5 veta, dy kandidatë qëndronin mbi të tjera me 75 pikë, Jonaid Myzyri dhe Nikollaq Neço.

Në prezantimin në 9 korrik 2020 përballë Komisionit të Ligjeve, Zoti Myzyri nuk e specifikon fillimisht se sa vite punë ka, por do të ishte deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi, e cila do të hidhte dritë mbi eksperiencën e kreut aktual të KPP-së.

Pjesë nga diskutimet e Komisionit të Ligjeve, 9 korrik 2020

Vasilika Hysi :Ju përmendët që vini nga shoqëria civile, ku keni qeni të anëtarësuar gjatë kësaj periudhe? Gjithashtu nga informacionet ose nga materiali që na ka vendosur në dispozicion shërbimet e monitorimit, rezulton që ju keni mbaruar studimet në vitin 2014. Pra, në këtë periudhë nga 2014 deri në 2020 në të cilën jeni, cilat janë përvojat tuaja që lidhen me fushën e prokurimit publik përveç këtij dy vjecari, që keni qenë në marrëdhënie pune?”

Jonadid Myzyri: Ndjesë sepse ka patur një ngatërresë ose një mosdëgjim të pasaktë. Unë nuk vij nga fusha e Shoqërisë Civile, por nga shërbimi civil. Unë studimet e larta baçelor i kam mbyllur fillimisht në vitin 2012, përkohësisht kam filluar të jem aktiv në punë, edhe gjatë periudhës së shkollës. Nga periudha 2009 e në vijim, nga viti 2015-2019 kam qenë në rolin e inspektorit të komisionit të prokurimeve publike dhe nga viti 2019 e në vijim jam përgjegjës në sektorin e prokurimeve publike pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Jonaid Myzyri e ka mbaruar shkollën në 2014 dhe ka kryer studime me kohë të plotë. Është e paqartë se si kreu i KPP-së ka arritur të kalojë këto filtra nga Komisioni i Ligjeve. Por ky nuk është i vetmi kriter që ngre pikëpyetje.

Deputetja Vasilika Hysi do ta pyeste përsëri për pozicionin drejtues, se sa kohë kishte, por Myzyri do të deklaronte që kishte punuar te Ministria e Infrastrukturës, në kompani private, por edhe roli si inspektor është pozicion drejtues, duke shtuar se “është mbi dy vite drejtues në përputhje me ligjin”

Kreu i Komisioni të Ligjeve në atë periudhë, deputeti Ulsi Manja me propozim të deputetes Klotilda Bushka, por edhe në diskutimin me deputetët e tjerë në Komision do të propozonte në votim, që të zgjidhej Jonaid Myzyri. Në atë rast, nuk pati asnjë deputet kundra, asnjë abstenim.

Deklaratat kontradiktore në Komisionin e Ligjeve janë vetëm sipërfaqja e një personazhi, i cili ka lidhje të dyshimta financiare.

Le t’i marrim me radhë, përballë deputetëve të Komisionit të Ligjeve,  Myzyri deklaroi se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e shoqërisë civile, duke fshehur faktin që në të vërtetë  ka qenë i punësuar pranë Organizatave Jofitimprurëse.

Në deklaratën fillestare të pasurisë, kreu i KPP-së ka deklaruar se ka patur të ardhura nga organizata jofitimprurëse, “ALBANIA INNOVATION FOUNDATION” për shkak të kontratës “Krijimi i sistemit e-ankand sipas sistemit open data”, OJF e cila rezulton me përfaqësues Alba Hasa. Ky projekt është financuar nga institucioni publik, Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile.

Në deklarimin e pasurisë nuk specifikohet nëse gjatë kësaj kohe Myzyri ka qenë i punësuar si inspektor, ndërkohë që në intervistën për Komisionin e Ligjeve deklaron se në vitin 2019 ka punuar si inspektor dhe më pas si përgjegjës te prokurimet te Ministria e Infrastrukturës.

Një pasuri tjetër që ka ngritur dyshime për mosdeklarim është apartamenti në unazën e re, të cilin Myzyri e ka publikuar në 2020 për dhënie me qira. Ngrihen pikëpyetjet për këtë aset sepse në deklarimin e pasurisë, kreu i KPP-së rezulton pa apartament.

LEXO EDHE:  Vetting: 650 milionë euro fonde publike u dhanë pa garë! Ekspertët skanojnë 40 tenderat me ‘flamuj të kuq’! Berberi dhe Verdho ‘spastruan’ konkurrencën
Tenderi i uniformave të policisë dhe lidhjet me kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike! Vetting: Joniad Myzyri shiti aksionet 510 euro, ish-ortaku fitoi pa garë! Si e fshehu në deklaratën e pasurisë

Vetting/ Joniad Myzyri dhe lidhjet me firmën e nipit të ish-deputetit të PS! Si i kualifikoi në garë dy firmat me të njëjtin administrator! Akuzat e opozitës për kreun e KPP

 

KLSH nxjerr zbuluar Ballukun dhe ATRAKON! Vetting: Dyshime se auditimi i koncensioneve bllokohet qëllimisht! Dy orët e Joniad Myzyrajt në SPAK

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re