Dan Hutra, autor i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave ditën e sotme në Tiranë, u lirua nga Gjykata e Tiranës më 16 shkurt 2023, vetëm dy ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte refuzuar lirimin e tij nga burgu. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për mënyrën e lirimit nga burgu të 40-vjeçarit.

Në një njoftim për mediat, ILD njofton se po verifikon nëse ka përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve për lirimin e 40-vjeçarit.

NJOFTIM PËR MEDIA

Inspektori i lartë i Drejtësisë po ndjek me vëmendje komunikimet në media mbi ngjarjen tejet të rëndë të ndodhur sot në Tiranë, ku tre grave iu mor jeta dhe tre të tjera u plagosën, nga një individ i dënuar më parë për vrasje.

Sic ka vepruar edhe në raste të tjera të ngjashme me ndjeshmëri të lartë publike, Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën të ditur, se ka urdhëruar nisjen e verifikimit të rastit për të identifikuar, nëse ka, përgjegjësi disiplinore nga ana e magjistratëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re