E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, bashkëshortja e imamit të njohur Elvis Naçi, Fatma, foli për herë të parë se çfarë ndodh brenda familjes së saj të madhe.

Ajo tregoi se Elvisi është një njeri shumë i qetë, serioz dhe i dedikuar ndaj familjes, ndaj marrëdhënia e tyre ka shkuar gjithnjë mirë, edhe pse në fakt nuk ngurroi të përmendte se kishte një arsye për të cilën ndihej xheloze ndaj bashkëshortit.Elvis-Naçi-me-gruan-e-tij-1

Fatma preferoi ta quante bamirësinë si “të dashurën” e Elvisit, pasi ky i fundit i kushton shumë kohë aktiviteteve të bamirësisë dhe nuk e mendon dy herë të shpenzojë për ata që kanë nevojë.

Thënë këtë, Fatma zbuloi se i është dashur t’ia blejë shtatë herë unazën e martesës, pasi Elvisi ua ka dhuruar të gjitha atyre që ia kanë pëlqyer.

Fatma nuk ngurroi të ndante historinë e dashurisë dhe takimin e parë me Elvisin, duke kujtuar emocionet e atij momenti 17 vite më parë.

“ Elvisi ishte djali i parë që takoja dhe kisha emocione pafund… isha e shoqëruar nga motra ime, sigurisht edhe mamin e kam patur shoqen time më të mirë, vazhdoj ta kem dhe tani shoqen më të ngushtë. Pasi i mora leje asaj dhe ia shpjegova situatën, më dha leje, e kur u takuam Elvisi u kërkoi shoqëruesve tanë që të kalonin në tavolinë më vete. Unë gjatë gjithë kohës isha me sytë ulur dhe vetëm ai fliste, siç e karakterizon edhe sot …”, tha ndër të tjera ajo, duke theksuar se takimi i parë mes tyre ishte bërë më serioz seç ajo priste, kur Elvisi kishte nisur të fliste për një libër që kishte lexuar së fundmi.

Sot bashkëshorte e përkushtuar dhe nënë e tre fëmijëve, Fatma tregoi se ndihet shumë e lumtur dhe krenare për familjen e saj të madhe./ Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re