Si u shmang lufta bërthamore Rusi-SHBA? Ishte kjo tema e parë, që shënoi nisjen e emisionit ‘Lufta dhe Paqja’, nën drejtimin e Artur Zhejit në ABC News.

Vizita e Presidentit amerikan në Ukrainë, ishte në fokus të debatit mes kapiten Artur Mecollarit dhe profesorit të gjeopolitikës Endri Hide, dhe a ishte bota pranë një lufte bërthamorë SHBA – Rusi.
Për kapiten Mecollarin, vizita e Bidën në Ukrainë përbën një ndër vizitat më të rrezikshme, të një presidenti amerikan në një shtet të huaj.

“Kjo është një nga vizitat më të rrezikshme të një presidenti amerikan në një shtet të huaj. Është hera e parë që kemi një vizitë jashtë kontrollit të forcave të amerikane. Është situata më e rrezikshme për një president.’ u shpreh Mecollari.
Por tjetër këndvështrim ka patur eksperti Hide.

“Mendoj se do ishte e tepërt të imagjinonim se SHBA për të vizituar një territor të një vendi sovran do kërkonin miratimin e një pale të tretë. Janë procedura zyrtare, mendoj është thjesht një njoftim, jo sic u tha nga propaganda ruse. Mendoj se nuk ka të bëjë me kërkim leje, aq më tepër për presidentin e SHBA ka vlerësime të riskut.” u shpreh Hide.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re