Ushtria izraelite tha të martën se të paktën 21 ushtarë u vranë dhe disa u plagosën në një pritë në Rripin qendror të Gazës.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari tha se kjo disfatë ndodhi ndodhi pranë komunitetit kufitar të Kissufit kur luftëtarët palestinezë sulmuan ushtarët sionistë që po përpiqeshin të hidhnin në erë disa ndërtesa.

Izraelitët thonë se luftëtarët palestinezë qëlluan me raketa një tank izraelit, ndërsa shpërthimi i njëkohshëm shkaktoi shembjen e dy ndërtesave dykatëshe.

“Për shkak të këtij shpërthimi, ndërtesat janë shembur, ndërkohë që pjesa më e madhe e forcave ishin brenda dhe pranë tyre”, shtoi Hagari.

Numri i të vdekurve të ushtarëve izraelitë që nga fillimi i sulmeve izraelite në Rripin e Gazës më 7 tetor është rritur në 565, por sipas llogarive alternative ëshë shumë më i lartë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re