Nga: Marlind Laci

Që prej vitit 1990 në vëndin tonë prania e organizatave humanitare e filantropike kanë patur një ndikim të madh në shoqëri. Shteti demokratik shqiptar ende në embrionet e veta e ka patur të pamundur kontrollin apo seleksionimin e këtyre organizatave si dobi-prurëse apo dëm-prurëse për vëndin dhe kombin.Në opinionin publik shqiptarë të mësuar prej vitesh nga influenca e shteteve të huaja ardhja e këtyre organizatave nën flamujt e shteteve ku kanë krijuar bazat menaxheriale kurrë nuk është parë si problematikë apo shqetësim por si zakonisht dardha e ka bishtin mbrapa.

Prej vitesh fondacioni “Shoqëria e Hapur” është marrë me investimin në potenciale politike e mediatike. Prodhimtaria e këtij laboratori okult përkthehet në gjëndjen e demokracisë shqiptare. Ky fondacion në pamje të parë integrues e ndihmues në stabilizimin dhe prodhimin e një demokracie perëndimore jo vetëm që përpiqet për të dobsuar e për të shkatërruar demokracinë në çdo vend ku vepron por në të njëjtën linjë përpiqet maksimalisht për të thyer barrierat nacionale, për të shkatërruar traditën, për të sjellë një formë të re të konceptit “familje”, për ta servirur homoseksualizmin si vlerë e madhe e shoqërive të përparuara dhe për të sjellë në vëmendjen publike tejkalimin e kombtarizmit për në mbikombtarizëm. Prodhimtarinë laboratorike të “Shoqërisë së Hapur” mund ta gjejmë si rast studimorë në perfeksion tek mutanti më perfekt i këtijë laboratori që sot kryeson bashkinë më të madhe në vend që dita ditës shkatërron idenitetin e qytetit të Tiranës që kështu në të ardhmen të prodhojë një ‘paidentitet’ të frytshëm për qëllime okulte.

Forma më efektive për të shkatërruar një popull është ti mohosh të shkuarën dhe të prodhosh një popull të ri pa histori e pa identitet, pa të shkuar e pa të ardhme, pa kuptuar se nga vijnë e pa kuptuar se ku do shkojnë.Duke i’u përmbajtur edhe deklaratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku u shpre në këtë formë : “Ata duan të rrëzojnë bindjet tona, kulturën dhe identitetin që e kanë bërë Amerikën vendin më dinamik e tolerant në historinë e botës. Bashkëkombasit e mi, amerikanë, ka ardhur koha të ngremë zërin me fuqi dhe të mbrojmë integritetin e atdheut tonë”. Kjo deklaratë duhet marrë dhe si e përshatatur edhe për vendin tonë si postulat për të gjithë patriotë që e duan vëndin dhe janë të gatshëm ti shërbejnë seriozisht dhe me dinjitetin më të lartë vendit dhe kombit.

loading...

Le të kalojmë tek sivëllai i “Shoqërisë së Hapur”. Organizata tashmë e shpallur terroriste në Turqi prej vitesh ndodhet dhe operon monpolisht në biznesin e shkollave dhe të spitaleve private në Shqipëri. E implementuar në Shqipëri me ndikimin e shtetit turk prej vitit ’95, “FETO” merret vetëm me prodhimin e kuadrove më së tepërmi në fushën arsimore e fetare që kështu të kontrollojë e të indoktrinojë maksimalisht çdo filiz të ri në shoqëri por edhe brënda bashkësisë islame. Me grushtin e shtetit në Turqi në vitin 2016 kjo organizatë e akuzuar drejtëpërdrejtë për akte terroriste ku mbetën të vrarë 250 persona dhe u plagosën 2200 të tjerë. Tentakulat e kësaj organizate jan shtrirë thellësisht në shkollat private fetare siç janë medreset të nivelit të mesem duke prodhuar në këto medrese kuadrot e ardhshëm që do i shërbejnë Komunitetit Musliman Shqiptarë në të ardhmen por përpiqen me sukses edhe të marrin në dorë fatet e muslimanve shqiptar duke marrë në drejtim pa tagër e me zgjdhje të manipuluara e të blera drejtimin e Komunitetit Musliman dhe duket emeruar në formë kolltukofagëshe çdo puthadorë e servil të këtijë sekti okulto-terrorist të denoncuar nga shteti mik turk. Alibia e shumicës së ithëtarve të kësajë organizatë është se kreu i tyre ka qenë dikur mik e bashkpunëtor me Presidentin e Turqisë. Kjo alibi është po aq e njejtë me atë të organizatës Al-Kaeda me qasjen se dikur kanë qenë miqtë më të ngushtë të Shteteve të Bashkuara kur luftonim krah për krah në luftën për liri ndaj Bashkimit Sovjetik.

Prodhimtaria laboratorike e “FETO” kulminacionin prodhues krahasimisht me prodhimtarinë e “Shoqërisë së Hapur” dhe me mutantin e Bashkisë Tiranë si ekuivalent të tijë kanë Myftiun e Rrethit Tiranë i cili si një ithtarë i orëve të para sillet si skllavo-pronari më i madh i fushave të pambukut në Burkina-Faso me hoxhallarët e nderuar të Shqipërisë .

Akuzat ndaj organizatës “Feto” si organizatë terroriste nga shteti turk duhen marrë seriozisht.
Gjatë takimit të Ministrit të Jashtëm turk Mevlud Čavusoglu (Shkurt 2020) me homologun e tijë Gent Cakaj, Čavusoglu u shpreh se prania e kësaj organizate me emrin “FETO” ve në rrezik sigurinë dhe të ardhmen e Shqipërisë.
Populli shqiptar duhet ti marrë në konsideratë të tilla paralajmërime. Të tilla paralajmërime u kan bërë edhe më parë në lidhje me fondacionin okult “Open Society Foundations” dhe sot shqiptarët vuajnë mëkatet e politikanëve të ‘prodhuar nga laboratori’ i kësaj organizate

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

loading...