Në Komisionin Hetimor për Koncesionet e Sterilizimit dhe Check Up, vijojnë prej orësh diskutimet mes palëve lidhur me kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për të dhënë dëshminë e tij shoqëruar me material audioviziv.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi në diskutim e sipër me nënkryetarin Plarent Ndreca, i ka kujtuar këtij të fundit mes rreshash se është marrë i pandehur nga SPAK.

“Të jesh i sigurt, se siç ka lëshuar të tjerët do të të lëshojë dhe ty”, i tha Vokshi, Ndercës. Deputeti socialist iu përgjigj duke i thënë se nuk intimidohet.

Debati:

Ndreca: Pse bën zhurmuesin gjithë kohës

Vokshi: Ke fol 20 herë

Ndreca: Prit se kam mbaruar unë. Nëse s’më dëgjon dil jashtë. Përsa kohë kemi një kërkesë, duhet të marrim një vendim. Është thjesht zvarritje dhe nuk e di ku doni ta cojmë.

Vokshi: Ti ku do ta çosh. Duam dëshminë e kontekstualizuar dhe jor prezantimet që vetë Beqaj tha se do ti përgjigjem publikut. Këtu është për tiu përgjigjur pyetjeve tona.

Ndreca: Ta them cfarë dua unë individualisht, pastaj flasim.

Vokshi: Ti e di se çfarë do

Ndreca: Mos ndërhy pra.

Vokshi: Ti smund të flasësh 24 orë.

Ndreca: Sa flas unë, nuk ma jep ti këtë të drejtë të ma përcaktosh, ma ka dhënë tjetër kush

Vokshi: S’e di për sa kohë…

Ndreca: S’ka rëndësi. Aq sa minuta sa është

Vokshi: Se të jesh i sigurt, se siç ka lëshuar të tjerët do të të lëshojë dhe ty

Ndreca: Nuk impresionohem nga këto intimidime politike. Boll me këto bolshevizma se e ke bërë baltë.

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko