Ditë pas ish-krahu i djathtë i Adriatik Llallës në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi denoncoi procesin e vettingut ndaj saj, ajo është shkarkuar duke mos qenë prezente në sallë para trupës së KPK-së.

Pretendimet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kanë qenë se znj.Gashi ka mospërputhje në deklarimin e pasurisë. “Rezulton se ka mospërputhje mes çmimit për blerje të apartamentit, nuk ka deklaruar burime të ligjshme për këtë blerje, që nga pagesa e parë prej 30 mijë eurosh e më pas edhe për burimin prej 50 mijë eurosh. Sipas KPK-së, janë bërë deklarime të pasakta, janë kryer akte fiktive noteriale dhe janë dhënë përgjigje të pasakta për pyetjet e KPK-së”, u tha në verdiktin final.

Znj.Gashi ka pretenduar se vendimi për shkarkimin e saj është marrë më herët. Ndërkohë, së bashku me bashkëshortin, Dritan Gina, edhe ai i shkarkuar si kryeprokuror i Elbasanit, por i pakaluar në vetting, që të dy kanë paralajmëruar se do kërkojnë drejtësi deri në Strasburg.    

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re