Kryeministri Edi Rama ishte sot pjesë e aktivitetit të “Rijetëzimi i Sheshit Nënë Tereza”, ku u prezantua edhe projekti, si një oaz i gjelbër i dedikuar librit dhe një hapësirë publike e re.

Kreu i qeverisë teksa foli për shumë projekte në Tiranë nuk la pa përmenduar edhe Erion Veliajn, i cili ndodhet i arrestuar me urdher te SPAK.

Ai e mbylli fjalimin e tij duke thënë: “Ky do të jetë kryeqyteti më i jashtëzakonshëm i rajonit dhe një ndër më tërheqësit e Europës. Do të jetë një qytet me arsye të forta për t’u vizituar. Siç thotë Erion Veliaj, që e ka mësuar nga unë: ‘Ditët më të mira janë përpara”.

Rama foli për transformimin e kryeqytetit dhe projektet në pritje dhe festivalin që do mbahet në qershor.

“Tirana tanimë është bërë vendi ku po ndodh diçka në qetësi, pa bujë, pa reklamë që shumëkush në botën e vogël, por me impakt të madh në botën e arkitekturës bashkëkohore e konsideron të ngjashëm me eksperiencën unikale të New York-ut të viteve ’30, sepse një rrjet i gjerë arkitektësh me famë botërore, ndër të cilët 7 apo 8, në mos 9 tani me një të fundit që erdhi nga Japonia janë laureatë të çmimit “Pritzker”, që është Nobel-i i arkitekturës dhe pastaj plot të tjerë, ndër të cilët edhe Chris  janë të angazhuar me projekte në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht në Tiranë.

Në qershor kemi planifikuar të bëjmë edicionin e parë të festivalit që e kemi quajtur “Bukë dhe zemër” dhe ka moton “më sill pak kripë të lutem” me pikërisht me gjithë këta protagonistë të këtij transformimi që janë arkitektë dhe besoj që ai festival do të jetë një aktivitet që qëllimi është ta bëjmë të përvitshëm, por që do të sjell pastaj këtu në Tiranë dhe gjithmonë do të ketë një pjesë të dytë dikur tjetër në Shqipëri, këtë vit mbase në Elbasan, studentë, arkitektë, pedagogë, kritikë, dashamirës të arkitekturës nga e gjithë bota”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko