Rreth 38 mijë doza AstraZeneca kanë mbërritur në vend me të cilat Shqipëria do të nisë zyrtarisht vaksinimin e stafit pedagogjik në të gjithë vendin.
Por në shumë vende të BE-së përdorimi i kësaj vaksine është pezulluar pasi janë raportuar probleme të rënda shëndetësore në disa persona deri në vdekje.
I pyetur për garancitë që jep Rama në lidhje me këtë vaksinë Rama ka deklaruar se kjo vaksinë ka mbërritur nga Suedia dhe nuk ka asnjë shans që ky vend të qarkullojë apo të përdorë vaksina të pasigurta.
Ka afat 8-19 javë
“Këto doza kanë mbërritur nga Suedia, a ka ndonjë mundësi që ky vend të shpërndajë vaksina të pasigurta. Me këtë vaksinë janë imunizuar miliona anglezë dhe është vaksina e Oksfordit. Kjo vaksinë ka të mirën që e ka afatin e përdorimit për dozën e dytë 8-19 javë”, tha ai.
/faxweb
