Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, i ftuar Panorama TV, foli për sigurinë në Kosovë dhe në Shqipëri, ku është shprehur se të dyja vendet janë në rrezik për sa i përket sigurisë së brendshme.

Elezi u shpreh se në Kosovë që pas sulmit në Banjskë autoritetet kanë rritur kontrollet, por sërish ka pasur situata konfliktuale.

Ai theksoi se Kosova edhe Shqipëria janë të rrezikuara seriozisht nga spiunazhi, propaganda amerikane, radikalizmi dhe ekstremizmi, të cilat janë burime të rrezikut të sigurisë së brendshme.

“Edhe Kosova është Shqipëria janë të rrezikuara seriozisht nga spiunazhi, propaganda amerikane, radikalizmi dhe ekstremizmi janë burime të rrezikut të sigurisë së brendshme. Kujtojmë se në Banjskë u përvetësua një kishë dhe u përdor për sulmin. Autoritetet duhet të bashkëpunojnë më shumë për të rritur sigurinë’, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai tregoi se së fundmi ka pasur edhe një arrestim të një personi i cili dyshohet se është anëtarë i grupit terrorist të Radoiçiçit, të cilët kishin organizuar dhe sulmin terrorist më 24 shtator.

Po ashtu, Kosova po merr mbështetjen nga partnerët e saj sa i përket forcave të NATO-s, si dhe armatimeve.

“Kosova po merr mbështetjen e partnerëve të saj. Së fundmi edhe Kroacia ka marrë vendimin të shtojë forcat e saj në kuadër të NATO-s, po ashtu edhe kanë bërë edhe vende të tjera, si në aspektin e burimeve njerëzorë, po dhe po e mbështesin në ngritjen e kapaciteteve në lidhje me armatimet. Këto janë sinjale të mira, për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës, dhe të përmbush kriteret e të jetë një anëtare e NATO-s, dhe të jetë garant që Kosova do të shmanget agresionit serb, të cilin e kemi parë që Serbia po mundohen të ushtrojnë aktivitetet të dyshimta për të cënuar sigurinë e Kosovës.

Ajo që duhet të përmendim është së Policia e Kosovës po vepron më mirë të kaluarën, sidomos pas ngjarjes në Banjskë. Ka pasur aktivitetet të tjera edhe pas ngjarjes në Banjskë, ka pasur shpërthime granatash. Kemi dhe një arrestim që dyshohet se është anëtarë i grupit terrorist të Radoiçiçit, të cilët kishin organizuar dhe sulmin terrorist më 24 shtator”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re