Ambasadori i Hungarisë në Ankara, Gabor Kiss në një prononcim të bërë për agjencinë turke të lajmeve (aa) vlerësoi procesin e anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.
Ai nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të plotë të Turqisë në BE dhe theksoi se kjo është një çështje shumë delikate.
Kiss bëri të ditur se Hungaria mbron dhe mbështet vazhdimisht anëtarësimin e plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian dhe shtoi: “Anëtarësimin e Turqisë e mbështesim për shumë shkaqe. Në krye të tyre qëndron fakti se Turqia është një vend i fuqishëm dhe një fuqi rajonale”.
Ai u shpreh edhe në lidhje me rëndësinë e Turqisë për Evropën dhe tha: “Siguria e Evropës në të vërtetë varet nga siguria dhe stabiliteti i Turqisë”.
Ai tha se Turqia përparon në një rrugë shumë të qartë dhe të drejtë për në Evropë dhe këtë përparim duhet ta kuptojnë të gjithë. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re