Edhe pse prej kohësh siguria informacioneve e kryesisht online vijon të jetë një problem i shprehur edhe nga ndërkombëtarët, Shqipëria ka ende ligje të vjetra për sa i përket mbrojtjes së tyre. Në rastin e informacioneve të klasifikuara, që lidhen me sigurinë kombëtare është në fuqi ligji i vitit 2006. Deklarata u bë nga kryetarja e komisionit të sigurisë.
 
 “Bëhen prokurime sekrete apo të klasifikuara që nuk duhet të bëhen publike, por në fakt nuk ka një ligj të kësaj natyre që DSIK të luante rolin e saj.”
 
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka rolin bazë në ruajtjen e te dhënave.
 
“DSIK duhet të sigurojë edhe informacionet që do të përdoren për gjykimin e pastërtisë së figurës së një gjyqtari apo prokurori për lidhjet shoqërore të tij.”
 
Shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës u mblodhën në Tiranë, ku diskutuan sfidat dhe bashkëpunimin për sa i përket sigurisë së informacioneve të klasifikuara. Një tjetër temë e diskutimeve ishte dhe e ardhmja online e të tilla informacioneve, si dhe ndryshimi i kuadrit ligjor për klasifikimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re