Skip to content

Siguria e mishit, AKU kontrolle në Elbasan dhe në Korçë

 
Mungesa e kushteve në thertore, ka nxjerre në terren grupin e punës së AKU-së në Elbasan për të inspektuar e gjobitur thertoret, të cilat nuk plotësojnë kushtet higjeno sanitare.
 
Sipas Fatmir Onuzit, vlera e gjobës është 100 000 mije leke dhe ne rast se përsëritet, sekuestrohet malli.
 
Edhe ne Korçe ka pasur probleme sa i takon kushteve higjeno sanitare ne pikat e therjes se bagëtive dhe tregtimit te mishit.
 
Ndërkohë grupet e kontrollit do vijojnë të jenë në terren sipas udhëzimit nga Ministria e Bujqësisë.