Ditën e sotme eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço është thirrur në studion e Abc live për të folur në lidhje me në lidhje me filmimet më dronë rusë në  reparte ushtarake, RENEA dhe diga e ujësjellësa.

Veç tyre ai është shprehur dhe mbi sulmet kibernetike në Shqipëri për të cilat thotë se hakerat nuk merren më me qeverinë por tashmë e kanë fokusin te bankat ku sipas tij ato nuk kanë qëllim të vjedhim, por për të diskredituar dhe për të krijuar panik.

Ka të dhëna për spiunazh të mundshëm pas gushtit. Ne dijeninë time, ka pasur dhe raste te tjera të një niveli më të ulet. Disa agjentë janë ndaluar para se t’i bënin këto sulme.

Në ngjarje e Gramshit po mbahet një procedure penale. Deklarata e Kryeministrit Edi Rama në Davos është shprehur me të drejtë pasi Shqipëria ndodhet nën sulmin e hakerave. 

Ka pasur tentativa dhe mbrëmë ka dalë informacione nga një bankë, është thyer sekreti bankar. Hakerat nuk kanë mundësi të vjedhin bankën dhe qytetarët thjesht duan e bëjnë për të diskredituar dhe për të krijuar panik. 

Ata vazhdojnë të sulmojnë kanë lënë qeverinë dhe kane vazhduar me bankat. Cuci tha se duhet të ngrihet Qendra e Mbrojtjes Kibernetike që ne të kemi një koordinim me institucionet dhe të dimë si të mbrohemi. Ne sulmin e kaluar ne nuk dinim se ca ishin sulmet kibernetike nuk ishim të trajnuar. Pësimet janë kthyer në mësime për ne. 

Në lidhje me sulmet ai ka folur dhe mbi Këshillin e Sigurimit të thirrur nga presidenti Begaj, ku dhe ka shprehur sugjerimet e tij në lidhje me sulmet kibernetike por dhe për heqje e kamerave nga policia e Shkodrës të vendosura nga grupet kriminale.

Këshilli i sigurimit kombëtar thirrur nga Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, cilat janë sugjerimet tuaja?

Me se shumti ai e ka bërë dhe e përkrah edhe për shkak të profilit të tij ushtarak. Duhet të merren masa konkrete, investime që duhen bërë si dhe duhet parë dhe problematika e luftës në Ukrainë

Ju pate dhe provokimet ne Kosovë nga një grup krimi, i cili ishte i fshehur nga rusët. Nga një anë shihet dhe Irani dhe agjenturat ruse. Shume vende të  Ballkanit vuajnë nga kjo aleancë 

Një luftë e mirë kundër sulme ishte dhe ndërmarrja e një fushate për kamerat  te vendosura nga grupet kriminale nga policia e Shkodrës.

Ato janë nisur dhe nga shpërthimi me eksploziv ne shtëpinë e ish shefit te komisariatit Shkodër.d.k/

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re