Në Komisionin e Integrimit, i cili drejtohet nga deputetja e PD-së, Jorida Tabakut, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamenti, Elisa Spiropali, prezantoi projekt-ligjin “Për sigurinë kibernetike”.

Tabaku ngriti pyetjen se mos me këtë ligj, mazhoranca kërkon të kontrollojë sigurinë kibernetike të institucioneve, përfshirë dhe SPAK, gjë që është kundërshtuar nga Spiropali.

“Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.

Jorida Tabaku: Znj. Spiropali, kam dy shqetësime që lidhen me fjalën tuaj. Së pari, ju thatë që ka pasur një konsultim gjithëpërfshirës dhe ju referuat njëkohësisht përafrimit të plotë, por dhe drejtori me stafin e Komisionit kanë qënë në kontakt dhe ligji nuk është përafruar plotësisht. Ligji është i përafruar, jo në nivelin maksimal as i plotë. Por gjithsesi ne në këtë fazë nuk kemi detyrën për ta përafruar të plotë, kjo është një çështje tjetër.

Shqetësimi im me një çështje që nuk është përafruar lidhet me nenin 3 në fushën e zbatimit, njëkohësisht me nenin 7 për të cilët kanë qënë në kontakt dhe stafet. Në ligjjin e mëparshëm por dhe direktiva e BE-së, përjashton fusha që lidhen me sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen ose zbatimin e ligjit duke përfshirë parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që kanë rëndësi të veçantë dhe që janë një pushtet i pavarur. Ndërkohë që ju i keni përfshirë këto në infrastrukturë kritike dhe nuk janë të përjashtuara. Me pak fjalë, në të gjithë infrastrukturën që ju po ngreni për sigurinë kibernetike, institucionet e pavarura të drejtësisë, SHISH-i dhe çdo institucion tjetër është pjesë e kësaj infrastrukture tashmë. Ky është një problem kushtetues dhe problem për ruajtjen dhe kontrrollin e pushteteve.

Unë kam kontaktuar me disa prej institucioneve sot të cilët më kanë thënë që nuk janë konsultuar, si psh Byroja Kombëtare e Hetimit, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme. Që në momentin e parë që kam marrë ligjin, këtë punë të parë kam bërë, a janë konsultuar këto institucione? A siguron ky ligj që të ketë një pavarësi të hetimit dhe që të dhënat mos të cënohen? Ka qënë dispozita në ligjin e mëparshëm, është hequr dhe ndërkohë është një dispozitë tjetër që i përjashton këto fusha në ligjin europian. Përse e kemi ndjekur këtë standard dhe i keni përfshirë këto fusha tek infrastruktura kritike?

Elisa Spiropali: Së pari dua të them që ligji është plotësisht i përafruar dhe është konsultuar me institucione dhe partnerët tanë. Dua të siguroj që sa i takon cështjeve Kushtetuese apo cështjeve të shkeljes së pavarësisë së institucioneve këtu nuk ka asnjë vend për këtë lloj diskutimi, se nuk bëhet fjalë për aksesin në të dhënat e këtyre institucioneve, por vetëm ne alerte që kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare. Është e rëndësishme që këtë nivel infrastrukture dhe këtë nivel mbrojtjeje nga sulmet kibernetike, ta kemi në nivel kombëtar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re