Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, është takuar me komandantin e misionit te BE në Sarajevë me të cilin kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe Bosnjë.

 

Dy drejtuesit e misioneve kane theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet NATO-s dhe BE-së në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin.

 

Takimi vjen as ngjarjeve të 24 shtatorit në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë reshteri Afrim Bunjaku dhe 3 sulmuesit serbe.

 

KFOR ka rritur praninë në veri megjithatë ekskluzivitetin për të vepruar ndaj ngjarjeve e ka Policia e Kosovës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re