12 nëntor- Gjatë javës që lamë pas nga Strukturat Vendore të Policisë Berat u proceduan penalisht 26 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për shtyp të policisë 7 shtetas u arrestuan në flagrancë, 4 për veprën penale “Drejtimi mjetit në mënyrë të pa rregullt”, 1 për veprat penale “Dhunë në familje”,”Shkatërrim prone”,”Kundërshtim i punonjësit të policisë”, 2 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, ndërsa 17 shtetas u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 2 janë ndaluar si dhe është plotësuar 1 kërkesëpadi për t’u pajisur me urdhër mbrojtje.

Ndërsa nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe shërbimet e rendit janë vendosur 530 masa të ndryshme administrative.

Në kuadër të planit të masave për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike në gjithë Qarkun e Beratit grupe kontrolli të policisë ushtruan kontrolle në serra, tunele, zona të pyllëzuara, stane e stalla, shtëpi të braktisura, ambiente të hapura./k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re