Kontrolle të shumta janë realizuar në vend për të garantuar sigurinë ushqimore përgjatë sezonit veror.

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca u ndal këtë fundjavë në Shëngjin  ku theksoi se task forca për sigurinë ushqimore ka inspektuar 1000  subjekte, ku është konstatuar  3% e rasteve në shkelje.

Sipas ministres siguria ushqimore ëshët një pasaportë e rëndësishme  për turizmin

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit  do të  vijoj kontrollet  në të gjithë vendin, për të garantuar një respektim të plotë të të gjitha standardeve të sigurisë ushqimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re