Përtej përpjekjeve të qeverisë për të rritur sigurinë ushqimore në vend, ky fenomen vazhdon të jetë një nga problemet ende të pazgjidhura.

 

Për këtë arsye, qeveria ka nisur një partneritet me dy institucione prestigjioze ndërkombëtare, siç është Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të Finlandës dhe ai i Irlandës.

 

Nga sot fillojmë një partneritet me dy institucione prestigjioze, falë edhe mbështetjes që na ka dhënë Bashkimi Evropian në këtë fushë. Ky bashkëpunim do të zgjasë 4 vite dhe presim të marrim eksperiencën më të mirë, me qëllim sigurimin e ushqimit nga ferma në tavolinë.

 

Për ministrin e ri të Bujqësisë Blendi Çuçi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka një rol policor, ndaj qasja e re që do të ketë AKU është siguria e ushqimit.

 

Ne duam të ndryshojmë këtë rol, pra AKU  të mos jetë vetëm më rolin policor. Por ai do të duhet të përgjigjet, pra do të jetë përgjegjës, për ushqimin që në zanafillë.    

 

Në total paketa që bashkinë evropian do të ofrojë për Shqipërinë në këtë fushë kap shifrën e 94 mln eurove.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re