Një grup prej 100 inspektorësh të Taks Forcës, do të jenë në terren përgjatë gjithë sezonit veror si pjesë e planit të hartuar nga qeveria për garantimin e sigurise ushqimore.

Masat ne terren u inspektuan te enjten nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe Kryetarja e bashkise durre Emiriana Sako.

Pjesë e kontrollit të taks forcës janë mbi 6 mijë njësi shërbimi si dhe 5 mijë e 500 subjekte që funksionojnë si rrjet i shperndarjes apo prodhimit të produketeve ushqimore.

Në rast paligjshmërish ndaj bizneseve do të aplikohen gjoba.

Objekt i kontrolleve do të jenë  kushtet higjeno-sanitare dhe zbatimi i legjislacionit përsa i përket sigurisë së produktit ushqimor.

Taks forca do të jetë në terren deri më 15 shtator, kohë që përkon me mbylljen e sezonit veror./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re